Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh të qartë PSG-së përpara takimit të parë të 16-ve të Ligës së Kampioneve duke udhëhequr Real Madridin drejt fitores kundër Real Sociedadi-it me rezultatin 5-2.
Portugezi u duk në një formë të shkëlqyer në përballjen e sotme në “Santiago Bernabeu”, duke shënuar tripletë dhe duke dhënë një asist.
Reali kaloi që në aksionin parë në avantazh falë yllit portugez, i cili krosoi nga e majta dhe Lucas Vasquez-i me kokë e çoi topin në rrjetë.
Dy gola CR7 i realizoi në pjesën e parë brenda 10 minutave (27’ dhe 37’), duke treguar kështu se ëhstë në super formë.
Rrjetën e tundi edhe Toni Kroos (34’), duke e çuar rezultatin 3-0 ndërsa “Galaktikët” e mbyllën takimin që në 45 minutat e para. Pjesa e dytë nisi disi më e qetë me madrilenët të cilët kishin në plan vetëm të menaxhonin rezultatin. Sociedad u shfaq disi më kërkues dhe e gjeti golin e parë në të 74’ falë Jon Bautista-s. Rrjeta e pësuar vuri në sedër vendasit, të cilët u përgjigjën sërish me CR7-ën, i cili çoi rezultatin në 5-1 në të 80’.
Asier Illaramendi shkurtoi disavanazhin në të 83’, duke realizuar kundër ish klubit të tij, por vetëm kaq mund të bënin miqtë ndaj një Real Madridi të papërmbajtshëm në fushë.
U pa qartë se në 45 minutat e dyta vendasit e kishin mendjen te përballja kundër rivalëve parisienë ndërsa morën një 3 pikësh të rehatshëm përpara tifozerisë së tyre.