Shoqatat fantazmë, KLD cakton gjyqtarët për konfliktin mes FSHF-së dhe Flamurtari

11 Shkurt 2018, 13:27Sport TEMA

Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka caktuar trupën e gjyqtarëve që do të zgjidhin konfliktin mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit të Flamurtarit.

Treshja e gjyqtarëve të caktuar nga KLD janë Gerd Hoxha, Dritan Hallunaj dhe Ervin Pollozhani.

Klubi i Flamurtarit ka kallëzuar në prokurori insitucionin e futbollit shqiptar në muajin janar para se të zzhvilloheshin zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Arsyeja e kallzimit ishin shoqtat fantazmë të cilat nuk figuronin të rregjistruara në Gjykatë, ç’ka u vërtetua dhe nga Gjykata e Tiranës që nuk ishin të rregjistruara.

Bëhej fjalë për 12 shoqata rajonale, që edhe pse nuk figuronin të rregjistruara kishin të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së.

Megjithatë ato arritën që të votonin në zgjedhjet e 7 shkurtit ku fitues doli për herë të pestë Armand Duka që mundi në këtë garë kandidatin tjetë Bashkim Fino.

Duka u zgjodh fitues në raundin e dytë me 38 vota, ndërsa Fino mori 24 vota.(TemA)

1 komente në “Shoqatat fantazmë, KLD cakton gjyqtarët për konfliktin mes FSHF-së dhe Flamurtari”

  1. K. F says:

    Flamurtari i Vlores enderon akoma se do te pije sise nga nje dhi gjirokastrite si Bashkim Fino, por topat e Demit ka per te marre sikur perpjete te hidhet Erjon Braçja me Temen e Fatjonet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje