Më në fund ka ardhur fitorja e parë pas nëntë ndeshjeve në Serie A për Interin, duke fituar ndaj Bolognas në San Siro.
Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spalletti ka arritur që përkohësisht të kalojë krizën e ndeshjeve të fundit, fal dy golave të shënuar nga Eder dhe Karamoh.
Golin e vetëm për miqtë e shënoi ish-sulmuesi i kësaj skuadre, Rodrigo Palacio.
Bologna e mbylli ndeshjen më 9 lojtarë, sepse me karton të kuq u ndëshkuan Mbaye dhe Masina.
Pas kësaj fitoreje Inter ngjitet në vendin e tretë më 48 pikë, dy më shumë se sa Lazio në vendin e katërt dhe 15 më pak se sa Napoli në vendin e parë.
Rezultate e Serisë A.
Sassuolo 0-0 Cagliari
Chievo 0-1 Genoa
Interi 2-1 Bologna
Sampdoria 2-0 Verona
Torino 2-0 Udineze