GRAF9429. BARCELONA, 11/02/2018.- El delantero argentino del Barcelona Lionel Messi (d), pelea un balón con el centrocampista marroquí del Getafe Fayçal Fajr (i), durante el partido correspondiente a la jornada vigésimo tercera, esta tarde en el Nou Camp.EFE/Alejandro García
Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim përballë Getafes ditën e sotme. Ekipi i Valverede duket se po kursen energjitë për “Champions League”, teksa ka zhvilluar një ndeshje zhgënjyese përpara tifozëve të saj.
Pjesa e parë ishte nga ato që rrallë herë i ndodhin katalanasve. Asnjë gjuajtje në portë nga ana e tyre, teksa edhe Getafe nuk ka lënë shumë hapësira në fushë.
Në pjesën e dytë, Barcelona ka kërkuar të bëjë diçka ndryshe, por goditjet janë ndalur nga portieri Guaita, i cili ishte në një super formë ndeshjen e sotme. Hera e fundit që Barcelona është ndalur në shtëpi, ka ndodhur në dhjetorin e 2017 përballë Selta Vigos.
Barcelona kryeson e vetme kampionatin spanjoll, me 7 pikë më shumë se Atletikoja e vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe 15 ndeshje. Më herët Sevija ka mundur në shtëpi m e rezultatin 1-0 Xhironën.