Gazetari i afërt me PD-në Bledian Koka, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda “selisë blu” ku ka shprehur kritikat e tij ndaj lidershipit Lulzim Basha.
Ai shkruan se PD ende pa e marrë pushtetin është nën akuzë se nuk do të bëjë asgjë më shumë se Partia Socialiste pasi deputetët e djathtë kanë prodhuar mjaft skandale.
“Nuk është më një analizë e re të thuash se Republika e Re, Lista Basha dreqi dhe i biri kanë lindur të vdekura dhe po e gjymtojnë opozitën mu si ai fetusi pa jetë në bark të nënës që po i merr jetën dhe lehonës. Por sot më shumë se kurrë simptomat e vdekjes klinike të një politike pa shenja jete, shkaktojnë një zhurmë aq shurdhuese të defribrilatorit, saqë që po e mbyt opozicionin shqiptar.
Sot skandalet që prodhon Lista Basha, i bëjnë të duken zullumet grabitqare të klanit të Edi Ramës në pushtet si arritje historike të një Shqipërie në kataklizëm në zhvillim e sipër. Është e paimagjinueshme shterpësia e një grupi parlamentar të shpartalluar, pa ide, pa busull, pa vizion e pa din e pa iman që po mbyt shpresën. Sot, jo pa baza po forcohet bindja së shqiptarët nuk po ikin se u zhgënjyen nga një mashtrues kalibri si Edi Rama, jo dhe jo!” shkruan ndër të tjera Bledian Koka.
Koka ndalet tek tërheqja e kandidateve gra nga lista e Beratit të cilat i liruan rrugën biznesmenit Astrit Veliaj.
“Për të mos thënë që pasi mbylli të vetmin TV opozitar që kishte mbetur në atë kohë, deputeti më i ri i Listës Basha ndërtoi një kryevepër arkitekturore shkollore ne Durrës me betonin e Gjushit. Bisedat rouge në sallën e Parlamentit janë po aq rënduese për moralin e një partie që mëton qashtërsinë në moralin politik.
Dorëheqja e Eduard Halimit që nuk do të jetë më deputet opozite vetëm e vetëm për të parë portofolin e vet, nuk e bën atë më pak të ndryshëm se shqiptarët që ikin nga sytë këmbët edhe sepse nuk besojnë tek famozja Lista Basha.
A nuk janë të gjitha këto që thamë më lart një konfirmim i të gjithë atyre kundërshtarëve të Ramës dhe kritikë të Bashës, që thanë në krye të herës se Lista Basha ishte një dështim pa integritet moral?
A nuk janë këto provat reale se tentativa për të zëvendësuar Jozefina Topallin, Astrit Patozin e Ritvan Boden apo edhe Belind Këlliçin me Listën Basha, sot kanë dështuar njëherë e mirë? Nëse edhe PD-ja është përfshirë nga sindromi “nuk kemi parë akoma asgjë”, atëherë lum Rama e mjer Shqipëria…” nënvizon Koka.
Në fund ai tallet edhe me përfshirjen e djalit të Fahri Balliut, Klevis Balliu në Kuvend ku ironizon mungesën e formimit të tij.
“P.S… sa për dyshuesit ju betohem që këtë shkrim e kam shkruar përpara se ta botoja...” mbyll shkrimin e tij Koka. (TemA)
Pse nuk e moret vesh ju qe me 25 qershor se populli e dinte me kohe qe PD-ja eshte parti qiu-qiu?
BASHA ADOLESHENTI
Grupi Basha koplet ca ADOLESHENT
J as n plera
BASHA LIKE FLORIRI DHE MONA
Me ne krye kapon
BERISHA
LARK TE GJITH
Nje artikull qe duhet ta lexoje Luli dhe shoket e tij. Bravo Bledian artikulli eshte nje ofert per reflektim ne PD.Te tille gazetar i duhen Shqiperise joservil te ndyre. Te pershendes
O gazetar kazan i thelle!. Po ku ishe ti para se te ndodhte ky skandal.
Te lumte Bledian. Lum nena qe te ka. Por ne parti je jashte mode, duhet i tipit Grida, Salijanji apo edhe Klevi ndryshe nuk ben hajer.
Ky blediani kokes,kur ishte tek njuz 24,lexonte gazetat dhe kur i shanin saliun dhe lulushin nxihej ne fytyr,kurse sot na del anti lulzimes.
Ja dhe fundi i TENORIT te Lulzimes….mgjse ja kisha paralajmeruar fundin ketij katunari nga Lozhani por nuk vuni men…e hongri prej Grides qe ha burra……E hongri karremin e Grides tamom si ai peshku qe mbante ne dore ne sheshin e Parlamentit ky katunari….
bir selmani I nenes kete qaj me pare..
Tani po, tani them unë, qe Duma dhe Salianji i çimentuan themelet e të qënurit deputet për shumë e shumë kohë. Kopilat, e kuptuan më në fund se Berisha të tillë i do parlamentarët e PD. Urime dhe jetë të gjatë parlamentare zonja shumë e nderuar Dume dhe zoti, ( akoma më i nderuar) Salianji.
Aaa per Klevis Balliun “e ke gabim”. Ai eshte kuader i rangjeve te larta qe e ka patur “keshilltar ” njeriu”me i afte i globit” ish presidenti Nishani qe per here te pare ka vene firme ne bordero si i punesuar si keshilltar qe thash me lart ku nuk ka mema lart kegu ne Shqiperi dhe kur ti vije koha me dal ne pension do te veje firme ne borderone e ndonje fermeri lopesh bashke me Salinjanin dhe Lulin.
Aaa nuk e nxoret komentin se ka ik Meroja harrova une qe ju jeni te degjeneruar duhet tju rrije mbi krye Meroja .