Një ditë pasi ambasadori amerikan Donald Lu paralajmëroi hetim për Adriatik Llallën, PD duket se e ka “shitur” ish-kryeprokurorin.
Ditën e djeshme, ndërsa u mblodh Këshilli i Legjislacionit ku u diskutua për vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese me ekspertët ligjorë, ajo që ra në sy, ishte se pas shqyrtimit të ekspertëve ligjorë për vendimet e dhëna nga Kushtetuesja për çështjen e vetingut dhe atë të statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, PD në mënyrë të çuditshme kërkoi që të mos lejohet largimi i asnjë gjyqtari dhe prokurori nga vetingu.
Një kërkesë të tillë e bëri vetë deputeti i PD, njëherësh kryetari Këshillit të Legjislacionit, Enkelejd Alibeaj.
Madje, Alibeaj tha duhet të vihet në lëvizje Operacioni Ndërkombëtarë i Monitorimit për çështjen e riformulimit të ligjit të amnistisë pasi, sipas tij, dorëheqjet e fundit nga procesi i vetingut kanë ngjallur debate të shumta.
“Ka një propozim nga eksperti Bardhi dhe unë mendoj që duhet ta diskutojmë. Të mos amnistohet asnjë person që tërhiqet nga procesi i vetingut.
Meqë edhe së fundmi ka disa raste dorëheqjesh dhe ka një debat nëse duhet apo ju tu ndërpritet vetingu.
Unë mendoj që nuk është e këshillueshme që të ketë amnisti të tillë, por meqë ka një diskutim, le tu dërgojmë një letër edhe tre organeve të vetingut, edhe ONM-së për t’i pyetur nëse duhet ta ribëjmë ligjin e vetingut, duke marrë në konsideratë edhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje”, u shpreh deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.
Ky qendrim duket i çuditshëm, duke qenë se të gjithë ata që po përpiqen t’i shpëtojnë vetingut, konsiderohen si njerëz që i kanë shërbyer Sali Berishës!
Ndoshta Lulzim Basha është duke kurdisur diçka prapa krahëve të shefit të tij! (TemA)
Po fitojne kohe dhe krijojne diversione
Nuk shoh ndonje çudi ne kete qendrim te PD-se sepse ajo ndoshta kerkon te spostoje gjithe procesin pasi me kete shkak do te kerkoje rishikim te te gjithe proceseve te lidhura me vetting-in. Nje amendim i amnistimit do te ishte i mjaftueshem
Enkelejd, akoma nuk e ke kuptuar pse është vendosur në ligj, shpëtimi nga vettingu me tërheqje? Po ta thom U, mor djalë, megjithëse ti ke kujt ti kërkosh mendim për dije.
Arësyet janë disa, njëra është mundësia që u jepet të korruptuarve të tërhiqen sa më shpejt që ti hapet rrugë ngritjes se ngrehinës së re të drejtësisë. Tjetra është të mos shpenzohet shumë me gjyqe, avokatë, prokurorë, prova e stërprova duke humbur kohë, gjë që do e çonte mundësinë e e largimit të tyre ndofta edhe për vit. Siç e di zotrote që gjyqet tek ne vazhdojnë të zgjaten si llastik brekësh.
Tjetër është që mbasi të largohen të korruptuarit të zgjidhen të pa korruptuarit, të ndërtohet sistemi i ri i drejtësisë, pas kësaj do fillojë “shpata” edhe për të korruptuarit e tërhequr. Besoj të dhashë disa kuptime që ti duhet ti dish. Strugan2
Shume e qarte. Kushdo qe largohet me doreheqje nga frika e vetingut eshte nje minus i madh dhe dem kolosal per PD, per imazhin dhe te ardhmen e saj. Keshtu qe kerkon ta ndaloje kete me Ligj, qe te mos diskretitohet pafundimisht. Ka me qarte se kaq: i detyron ata – sherbetoret e saj te luftojne dhe te rezistojne tashme nga dertyrimi ligjor..