Marrëdhëniet intime brenda Parlamentit nuk ekzistojnë vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera pavarësisht se masat e ndërmarra ndaj aktorëve politik janë të ndryshme.
Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, ka njoftuar se do ndalojë kategorikisht
marrëdhëniet seksuale mes ministrave dhe stafit të tyre.
Vendimi i tij vjen pas skandalit që përfshiu qeverinë australiane, ku zëvendës kryeministri dhe lideri i partisë Kombëtare Barnaby Joyce kishte pasur prej kohësh marrëdhënie me anëtaren e stafit Vikki Campion.
Skandali doli në pah kur Daily Telegraph i Sidneit publikoi një foto në faqe të parë ku konfimohej fundi i martesës 24 vjeçare të Barnaby Joyce dhe shtatzënia e Vikki-t.
Kryeministri tha të enjten se deputeti i tij kishte bërë një gabim të madh dhe se kishte
prishur imazhin e vendit.
Ditët e fundit Parlamenti shqiptar është përfshirë në një skemë të ngjashme ku deputeti Ervin Salianji u filmua duke shkëmbyer mesazhe erorike me shtetasen G.D.
Deri më tani Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik pavarësisht se kjo është kërkuar nga numri dy i kësaj force politike di dhe anëtarë të kryesisë.(TemA)
Ne australi ndodhin degjenerimet me te medha ne bote , ndersa tema e meros flet per marrdhenie brenda parlamentit
Ne australi femra shkon me 400 meshkuj, tradheton burrrin 100 here dhe shume veta nuk dine ke kane baba.