Skënderbeu ende nuk i ka mbyllur problemet në UEFA. Akuzat për trukim qëndrojnë ende dhe pritet që Komisioni Disiplinor dhe i Etikës të vendosë mbi dënimin e korçarëve.
Inspektorët e UEFA-s kanë kërkuar që të përjashtohen për 10 vite dhe për Skënderbeun të ketë një gjobë të majme në vlerën e 1 milion eurove. Lajmi ka bërë bujë dhe ka marrë reagime të shumta, si në media, por edhe nga tifozët në rrjetet sociale.
Ultrasit e Flamurtarit, “Flota Kuqezi”, përmes faqes së tyre në “Facebook” kanë gjetur rastin të ngacmojnë rivalët e tyre, teksa shkruajnë:
“Historia bëhet me punë dhe përpjekje. Historia bëhet me gjak. Ne jemi Flamurtari. SkënderBET kategoria inferiore të pret. Historia juaj do të mbahet mend shumë për pazaret në Europë, për blerje arbitrash në Shqipëri, për kampionate të vjedhura. Kategoria inferiore ju pret Juve, që turpëruat heroin Skënderbe. Flamurtari, krenaria e Shqipërisë”.
Tema = Mafja Tirana