Provokatori nga Tirana

20 Shkurt 2018, 10:18Rajoni TEMA

Kryeministri shqiptar propozon një president të përbashkët me Kosovën. Deklarata e tij ndan shoqërinë kosovare dhe sfidon BE-në

Nga Enver Robelli, Tages Anzeiger

Ishte një festë e shkëlqyer. Kosovarët festuan dhjetëvjetorin e pavarësisë në fundjavë: Në qendër të kryeqytetit Prishtinë, mijëra brohoritën për këngëtaren kosovaro-britanike të muzikës pop, Rita Ora, shtetit të ri i erdhën urime për shumë fat nga SHBA prej Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Wesley Clark. Nën udhëheqjen e administratës së Clinton, NATO bombardoi Serbinë në vitin 1999 për të ndaluar vrasjen masive të shqiptarëve të Kosovës. Provinca u vendos nën administrimin e OKB. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpali pavarësinë me bekimin e fuqive perëndimore. Serbia e kundërshton akoma edhe sot.

Ka nacionalistë shqiptaro-kosovarë, që e konsiderojnë akoma si të përkohshëm shtetin e tyre dhe ëndërrojnë për një bashkim me Shqipërinë. Ëndrrave të tyre iu dha krahë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një fjalim në Parlamentin e Kosovës, ai propozoi mes të tjerash edhe një president të përbashkët për të dy shtetet.

“Shqipëria dhe Kosova kanë misione diplomatike të përbashkëta. Pse jo edhe një president të përbashkët,” pyeti Rama.

Deri më tani vetëm tre konsullata janë shkrirë, ambasadat punojnë ndaras. Por me të tilla detaje nuk merret Rama. Në të ardhmen, Shqipëria dhe Kosva do kenë dogana të përbashkëta dhe një hapësirë ekonomike të vetme, me një sistem të unifikuar arsimor, tha kryeministri.

“Presidenti i përbashkët duhet të jetë simbol i unitetit kombëtar,” tha Rama. Ai e di se kjo ide nuk është e zbatueshme për momentin. “Por ajo që mund të ëndërrohet, mund të realizohet”.

Nacionalistët e trazirave gëzohen

Provokimi i Ramës e ka ndarë shoqërinë shqiptaro-kosovare. Në mediat sociale, disa publicistë kanë hedhur poshtë propozimin e piktorit ekscentrik, që gjithmonë e më shumë po përdor sloganet e Shqipërisë së madhe. Por nacionalistët e trazirave e kanë duartrokitur Ramën, madje duke refuzuar simbolet shtetërore të Kosovës dhe duke pranuar vetëm shqiponjën me dy krena si flamur kombëtar.

Paradoksalisht, demarkacionet e reja në Ballkan mbështeten edhe nga politikanët kryesorë serbë. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç mbrojti për vite me radhë idenë e bisedimeve me Tiranën për ndarjen mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan. Me këtë nënkuptohet ndarja e Kosovës. Ky do ishte sinjali fillestar për ndarje të reja në rajon. Për vite me radhë serbët e Bosnjes duan të shkatërrojnë këtë shtet dhe të bashkohen me Serbinë. Kroatët e Bosnjës duan një lidhje me Kroacinë, por edhe shqiptarët në Maqedoni apo myslimanët në Sanxhak do punojnë në këtë drejtim.

Një zëdhënëse e BE i përshkroi deklaratat e Ramës si të papërshtashme dhe që nuk i ndihmojnë marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Ashtu si populistët e tjerë në Ballkan, Rama po përpiqet që të shantazhojë BE-në. Mesazhi është se nëse nuk e pranon shpejt rajonin në gjirin e saj, paqja është në rrezik. Ata duan ta kontrabandojnë veten në BE, pa plotësuar kushtet.

7 komente në “Provokatori nga Tirana”

  1. D O K L E A T I says:

    Putin- Erdogan
    Dhe klyshet e tyre ne Ballkan:
    Thaci, Rama dhe Vucic
    Saleh Berisha per 25 vite ju pergadti terrenin.

  2. Enveri says:

    Cilat kushte nuk kane plotesuar ore shoku Enver? Ato qe plotesoi Bullgaria apo Rumania? Keto 2 te fundit i futen me vrap ne BE per shkak te influences ruse, ndersa ne te tjeret jemi me pak te rrezikshem, aty te ngordhim tek dyert e BE-se. Ose perndryshe duhet te arrijme nje standart Nordik si Suedia apo Danimarka per te hyre, sepse disa nga vendet themeluese te BE-se nuk e kane standartin qe na kerkojne ne. Paradoksale apo jo?

  3. GazetarBE says:

    Pasi i shiti detin Greqise , akoma popullit nuk i tregon ate marrveshje te fshehte antishqiptare,Patrioti-Tradhetar Rama po ben qe derrat te fluturojne.

  4. Andrea says:

    Shqipetaret jane te percare nga qe otomanet e kane hedhur faren e percarjes, dhe plaga do kohe te sherohet.

  5. T,T says:

    Pupupu,lat nam akoma me Clinton, Albright,and Clark.

  6. Koci says:

    Shkrim i dobët i këtij “internacionalisti”.
    S’ka këngëtare shqiptaro-britanike, por shqiptaro-britanike mor tutkun se Rita Ora ishte veshur kuq e zi dhe bëri shqiponjën dhe mesazhi i saj ishte se është SHQIPTARE.
    Analistët e tu “kosovarë dhe shqiptarë” mos u lodh ta thuash aq gjatë, janë vetën SHQIPTARË.
    Me vullnetin dhe dëshirën e njerëzve gjithshka bëhet. Të bashkuar në paqe dhe mirkuptim me aleatët do të jemi më mirë dhe më të sigurtë se sa të ndarë dhe asnjë i saktë të shkatëruar nga ndikimi i fqinjëve keqdashës përreth.
    Mendimi racional duhet të jetë avangardë për këtë.
    Robell je provincial dhe i pafuqishëm për të folur për këtë temë, është pesë e rëndë për ty dhe opsionet të bëjnë qesharak.

  7. Aleko says:

    Kushtet plotesohen gradualisht edhe pas negociatave..Negociatat nuk jane fundi zoti Robelli…Shqiperia duhet sa me shpejt te filloje negociatat..Probleme mund te kete edhe ne vendet qe sot jane antaresuae e jo me nga shqiperia.Kame pershtypjen se nje takem shqipetresh si puna jote kerkojne qiqre ne hell kur eshte fjala per shqiperine…E ne fund te fundit mos u shqetsoni aq shume se ne shtepine tone thame nje fjale me teper duke guxuar te rikujtojme nje enderr..Me kujtohet diktatura qe sguxohej as te enderroje…se gogoli ishte prapa dere…Boll se na cat koken…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje