Ish-sulmuesi i Tiranës dhe i skuadrës së Flamurtarit, Gilberto Fortunato, në një intervistë për “esporte.ig.com” ka rrëfyer karrierën e tij në Shqipëri.
Fortunato i cili ka qenë një nga sulmuesit kreysor të bardhebluve në atë periudhë është shprehur se i zhgënjyer për aventurën e tij në Kategorinë Superiore.
30-vjeçari tregon se si e gënjyen për kontratën, problemet me pagat, duke theksuar gjithashtu se Shqipëria është një vend më i varfër se vendet aziatike.
“Në Shqipëri shkova për të firmosur direkt kontratën, por më detyruan që të bëja dhe një provë. Ata gënjyen për kontratën, më dhanë vetëm gjysmën e parave që më premtuan.
Në termat financiarë, nga të gjitha vendet që kam luajtur, Shqipëria ka qenë më keq, gjithnjë të vononin pagat. Shumë e vështirë. Ishte një vend më i varfër se vendet aziatike.
Gjithashtu kultura është pak a shumë e njëjtë. Nuk kishte asnjë bonus për fitore, asnjë çmim të dhënë për lojën. Futbollistët vendasit, ishin mësuar me realitetin dhe nuk ankoheshin për këtë situatë”, shprehet Fortunato. (TemA)
Kultura e Brazili eshte me e Mire ahahahhahaahah