Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama shoqërohet me kriminelë dhe se sot është dita më e zezë e Parlamentit.
Ish-kryeministri ka publikuar edhe një raport personal që siduket e ka bazuar në bazë të raportimeve në Facebook, ku konkludon se “Polica është mbështetëse e juaja (PS), është ndërlidhëse. Vihet re shkelje e vazhdueshme e ligjit në zbatimin e detyrave. Narko-policia është pjella më monstruoze e këtij shteti. Policia rrinte në vend-numëro dhe bllokohej lufta kundër krimit.”
Fjala e Berishës
“Zonja deputete, zotërinj deputetë. Zonja kryesuese e seancës, të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë, në historinë e këtij parlamenti në datën e zeza do mbetet edhe jo ditë e gdhendur.
Kjo jo për faktin se ne kundërshtojmë një përpjekje për transparencë, por mbështesim të gjithë forcën dhe fuqinë tonë, për transparencë në çdo qelizë. Këtu sillet një ligj që përbën hipokrizinë më të madhe të ardhur ndonjëherë në këtë parlament.
Unë do u lexoj këtu çfarë ka thënë Noriega, shefi Narko-shtetit shqiptar në prill të 2017-ës. (“Policia pas 3 vitesh e gjysmë është një autoritet i lindur.
Besueshmëria është faktuar më së miri. Policia e shtetit ishte institucioni më i besueshëm” përmend një raport të Ramës).
Pse të gjitha vrasjet? Pse të gjitha trafiqet kanë një lidhje me PS? Sepse polica është mbështetëse e juaja, është ndërlidhëse. Vihet re shkelje e vazhdueshme e ligjit në zbatimin e detyrave. Narko-policia është pjella më monstruoze e këtij shteti. Policia rrinte në vend-numëro dhe bllokohej lufta kundër krimit.”, tha Berisha.(TemA)
O maskara,o i poshter,o antishqipetar Berisha!,Si nuk pushove njehere duke llapur kot,duke shpifur e duke nxir te tjeret.Policia me e keqe qe do mbahet ment ne histori ka qene policia e jote,qe kishe mare injorante e rugaç nga moloket me te pagdhendur dhe i kishe futur ne polici.Tjeter-Ti more qen,kerkon qe me ato shpifjet e tua te denigrosh ps-te.Jo more jo se nuk e bene dote ate.Ti e thua kete per te mbrojtur partine tend gjoja demokratik,se ajo me ne krye ty,eshte parti fashiste,qe ka humbur besimin ne popull.Kjo te terbon ty,dhe hidhesh kudra ps-ste dhe Edi Rames.Por kryeministri Rama eshte shume here me i paster se ty.Ti ke duaret te lyera me gjak te vrarve te pafajshem,dhe nje dite do marsh denimin e merituar.