Është rrëzuar kërkesa e opozitës për ndërprerjen e mandatit të kryeprokuores së përkohshme Arta Marku.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se raporti i dalë nga Komisioni i Ligjeve do t’i kalojë për miratim Kuvendit.
“Kryeprokuorin e ri ta kalojmë në Vetting dhe ta zgjedhim me 3/5 e votave në Kuvend. Askush nuk e di nëse Kryeprokurorja aktuale e kalon Vettingun. Sapo KLP të ngrihet siç duhet, zgjedhim Kryprokurorin e përkohshëm. Ky është një test për mazhorancën në qoftë se do drejtësi te pavarur”, propozoi ai.
Ndërkohë, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi kujtoi zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku duke theksuar se ishte një ndër situatat më të paprecedente.
“Jemi ne momentin me te rendesishem te vendimmarrjes e cila duhet te permbledhe dhe pergjegjshmerine e parlamentit shqiptar. Jane propozime qe zgjidhin ngercin e krijuat.
Seanca e 18 dhjetorit ka paraqitur nje nder situatat me te paprecedente lidhur me kushtetutshmërinë e shtetit shqiptar.
Nje antikushtetutshmeri po con ne nje antikushtetutshmeri tjeter. Ta veme ne shine kushtetutese procesin e hetimeve penale.
Te evitojmë qe ne te ardhmen e afërt jo te largët sistemi i prokurorisë te mos hyje ne një vale tërmetesh. Propozimi ynë është te kthejme Prokurorin e Pergjithshem ne shinen kushtetuese.
Ti nderprejme mandatin prokurorit te zgjidhur ne mënyrë antikushtetuese. Fillojme nje procedure kushtetuese me veting per te gjithe kanddiatet. e zgjedhim prokurorinne ri me shumicen e cilesuar prej 3 /5.
Sapo Keshilli i Lartë i Prokurorise te ngrihet siç duhet te zgjedhim prokurorin e pergjithshem me mandat 7-vjecar”, tha Bylykbashi. (TemA)
Kryeministri Rama ka më afër opozitën se Artat e PS-së., ndaj nëse opozita thot ti jepet shkelmi, ashtu të bëhet. Dhe kur PD të vij në pushtet do modifikoj personelin nëse deshiron selia rozë
Ndoshta nuk jam ne rregull. Ky informacion eshte “gatuar” e bere lemsh. Mos jane ngaterruar Ruci me Bylykbashin???. Hidhini nje sy e na sqaroni!