Shënoi golin e barazimit, flet portieri Shpëtim Moçka: Nuk e kisha menduar, ky është goli më i veçantë që kam bërë

4 Mars 2018, 19:33Sport TEMA

Porteri i Teutës, Shpëtim Moçka, është padyshim heroi i skuadrës së tij me atë gol të shënuar në sekondën e fundit duke i dhënë një pikë skuadrës së tij përballë Partizanit.

Një gol që rradhë herë shohim në kampionatin shqiptar ku një porter arrin që të shënojë në portën kundërshtare.

Në prononcimin e tij për mediat pas përfundimit të ndeshjes, Moçka u shpreh mjaft i lumtur për këtë gol që e ndihmoi skuadrën e tij të merrte një pikë.

Nuk e kisha menduar përpara sfidës se loja do të vinte kështu, por jam i kënaqur që i jap një pikë ekipit tim.

Po është e vërtëtë dhe për mua ishte goli i dytë, pasi kam shënuar edhe njëherë me penallti.

Unë e kam kërkuar topin në tre hapësh dhe nuk kam vënë duart mbi futbollistin e Partizanit.

Unë do të zgjidhja të prisja një penallti të rëndësishme përpara se të shënoja një gol”, tha Moçka. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje