Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, ka folur pas tre pikëve të marra në sfidën kundër Kamzës.
Tekniku i bluzinjve u shpreh se grupi po punon mjaft mirë dhe kjo ka sjellë që ekipi është në këto poizta.
“Unë mendoj që nuk kemi qenë në lojën tonë të zakonshme. Kemi qenë me fat te zhvillimi i golit. Është një kundërshtar që luan shmë mirë jashtë, ka lojtarë shumë të mirë, si Plaku, Rezi, Fili.
Problemi i Bregut është psikologjik, dështira e madhe për të shënuar e ka bllokuar, duket sikur ka humbur besimin para portës, është një lojtar që e ndjen shumë humbjen e rastit. Për këtë duhet të punojë shumë.
Nuk mendoj që ndikon, disa futbollistë siç janë Bregu dhe Abazaj, jemi të ndërgjegjshëm që japin maksimumin te Luftëtari, pavarsisht se kanë firmosur me Skënderbeun. Ne kemi shpërblime gjithmonë. Skuadra shpërblehet për çdo fitore.
Të gjithë së bashku e kemi çuar skuadrën në këto pozita. Edhe mund të arrihen këto rezultate, duhet të luftojmë për më shumë. Për këtë i kanë të gjithë meritat.
Unë jam trajner i Luftëtarit dhe do të jem trajner i Luftëtarit. Jam i kuq, në kuptimin që te Luftëtari luhet me gjak”, tha Lika.
Ndërsa, trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu u shpreh:
“E vështirë ishte, deri në momentin e golit. Ekuilibrin e ndeshjes e prishi gabimi i portierit. Aty skuadra e Gjirokastrës mori disa hapësira.
Ju gazetarët i komplikoni ndonjëherë. Ne jemi në mesin e tabelës, dhe do vazhdojmë të luftojmë. Ne nuk e diskutojmë mbijetesën.
Skuadra e Luftëtarit po kalon një moment të mirë, në momenti e sulmit. Nëse ne do hapeshim që në fillim të ndeshjes, do e kishim të vështirë. Deri në momentin e golit, loja ishte në ekuilibër. Edhe ne kishim raste me Plakun. Mbas janarit, kemi zhvilluar ndeshje të mira, edhe pse rezultatet nuk kanë ardhur gjithmonë. Skuadra është OK.
Padiskutim që humbja lë pasoja. E kam studiuar me kujdes ndeshjen e Luftëtarit, është fati i tyre që kanë nëj treshe të shkëlqyer në sulm.
Sot duhet të ishim më të kujdesshëm në markimin 1 për 1. U kujdesëm pak më shumë se ç’duhet, por deri tek momenti i golit, Luftëtari nuk ishte aq i rrezikshëm. Pikët na japin pak qetësi, por do të reagojmë që në ndeshjen e ardhshme në shtëpi ndaj Vllaznisë.
Nëse sulmuesit nuk mbështeten nga mesfushorët, është problem. Ndeshjet janë të ngjeshura, dhe edhe lodhja ndikoi”, deklaroi Ndreu.