E pabesueshme: Arbitri i kërkon emrin, lojtari ia thotë dhe merr karton të kuq

7 Mars 2018, 19:41Sport TEMA

Ish-sulmuesi i Arsenal, Sanchez Watt, ka marrë kartonin e kuq më të çuditshëm të sezonit, pasi arbitri keqkuptoi kur ai po thoshte emrin e tij.

Watt, i cili aktualisht luan me Hemel Hempstead, është pyetur të thoshte emrin e tij  dhe ai i është përgjigjur arbitrit duke thënë “Watt”, diçka që arbitri e ka keqkuptuar për “What” (Çfarë).

Arbitri i kërkoi emrin në mënyrë që t’i jepte karton të verdhë, pasi goditi topin jashtë fushës.

Por pasi lojtari i tha emrin e tij disa herë, arbitri ka kujtuar se po tallej dhe ka nxjerrë kartonin e kuq.

Kapiteni i Hemel Hempstead, Jordan Pakers shkoi t’i shpjegonte arbitrit se emri i lojtarit ishte Watt, dhe këtë gjë ia kishte thënë tashmë.

Arbitri i turpëruar ktheu vendimin e tij duke i dhënë vetëm kartonin e verdhë lojtarit, që në fund qëndroi në fushë.

1 komente në “E pabesueshme: Arbitri i kërkon emrin, lojtari ia thotë dhe merr karton të kuq”

  1. Shkelcim Miri says:

    Kjo eshte nje ndodhi , koincidence ne fjaline angleze Whatt , por jo turp dhe as nuk eshte turperuar , per turp eshte E Ndocja, Nard Ndoka, Balliu Junior Alo RRumci , Gent Shtaza, e shume e shum te tjere ne mes nesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje