Lojtari i Kukësit pranon ftesën e përfaqësueses maqedonase

7 Mars 2018, 15:56Sport TEMA

Valon Et’hemi do të mungojë në stërvitjen e sotme me Kukësin, pasi ka udhëtuar drejt Maqedonisë për t’u bërë pjesë e përfaqësueses U-21 të këtij vendi për një takim miqësor përballë Rabotniçkit.

Futbollisti që ka spikatur në këtë sezon me fanellën e verilindorëve, kishte marrë ftesë nga Maqedonia për këtë ndeshje testuese dhe fillimisht pritej që ai ta refuzonte.

Lojtari ka shpresa që në të ardhmen të luajë me fanellën e Kombëtares shqiptare dhe një gjë të tillë e ka bërë të ditur disa herë në komunikimin me mediat.

Por Et’hemi ka zgjedhur që të shkojë të paraqitet në këtë grumbullim, për të lënë të hapur çdo opsion të mundshëm për të ardhmen e tij.

Meqenëse ky është vetëm një zbor stërvitor dhe një ndeshje jozyrtare, ajo nuk pengon një grumbullim të tij me Shqipërinë në të ardhmen, qoftë edhe me përfaqësuesen Shpresa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje