Komisioni i Disiplinës në FSHF, i mbledhur sot për atë çfarë ka ndodhur në javën e 23-të të Superiores, por edhe në kampionatet e tjera kombëtare, ka marrë vendimet përkatëse. Çudia është se nuk ka dënim për Flamurtarin këtë radhë.
Disiplina ka dënuar me 2 ndeshje trajnerin e Kamzës, Ramadan Ndreun, për shkak të protestave në ndeshjen me Luftëtarin në Gjirokastër. Janë dënuar edhe dy lojtarë të Lushnjës me nga 2 ndeshje, Magani dhe Çela, të ndëshkuar me karton të kuq ndaj Kukësit. Po ashtu, për Lushnjë ka edhe një paralajmërim sa i takon sjelljes së tifozëve.
Komisioni i Disiplinës ka bërë edhe një gabim në rastin e Gentian Çelës, duke e kosnideruar si lojtar të Kukësit, kur në fakt është i Lushnjës.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF-së, datë 08.03.2018
stadiumin përkatës.
Disiplines Sportive.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.