Laçi, Mezani me mungesa të rëndësishme ndaj Flamurtarit

8 Mars 2018, 15:54Sport TEMA

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani do të detyrohet të luajë pa dy lojtarë kryesorë të ekipit në ndeshjen ndaj Flamurtarit, pasi nuk do të ketë të gatshëm portierin Gentian Selmani dhe mesfushorin Fjoart Jonuzi.

Gardiani 20-vjeçar i Laçit ka pasur shqetësime në kofshë, duke munguar në stërvitjet e ekipit. Ai ka udhëtuar drejt Torinos, për një kontroll më të specializuar në qendrën mjekësore të Juventusit, “J Medical”.

Mesfushori Fjoart Jonuzi ka pësuar një tërheqje në ndeshjen përballë Skënderbeut, pasi u aktivizua në lojë pa kryer mirë nxemjen.

Pas kontrollit mjekësor, stafi i ka këshilluar të qëndrojë larg fushave këtë ndeshje për të shmangur ndonjë problem serioz.

Ndërkohë, Ansi Nika dhe Regi Lushkja do të jenë në dispozicion të trajnerit Mezani për ndeshjen përballë Flamurtarit, pasi kanë përfunduar pezullimin e kartonave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje