Partizani-Luftëtari, një sfidë përcaktuese për Kupat e Europës

8 Mars 2018, 14:51Sport TEMA

Java e 24-t sjell një sfidë shumë interesante dhe të rëndësishme në lidhje me objektivin e Kupave të Europës. Partizani pret Luftëtarin, që ka marrë superxhiro dhe gjendet në vend të 4-t aktualisht.

Të dyja skuadrat janë eliminuar nga Kupa e Shqipërisë  dhe kampionati është e vetmja mundësi për të shkuar në Europë.

rajneri Klevis Dalipi, i cili ka marrë drejtimin e ekipit pas largimit të Starovës, synon vetëm fitoren dhe ngjitjen e të kuqve drejt vendeve të kreut.

Kuptohet, që objektivi i Europës varet nga kombinimet e shumë ndeshjeve javë pas jave, por si Partizani, ashtu edhe Luftëtari, duhet të fitojnë ndeshjet e tyre.

Të kuqtë kanë edhe një hak për të marrë të shtunën, atë të humbjes turpëruese të fazës së dytë, kur pësuan 5 gola në Gjirokastër. Me ekipin është stërvitur edhe sulmuesi Çani.

Ndërkohë, në dyshim te Luftëtari është sulmuesi Shkurtaj, që nuk u aktivizua ndaj Kamzës për arsye shëndetësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje