Flamurtarit i kthehen 4 lojtarë, të dëmtuarit rikuperohen “në shtëpi”

8 Mars 2018, 11:55Sport TEMA

Skuadra vlonjate ka ndjerë shumë mungesat në ndeshjet e fundit, sidomos në Shkodër, ku pësoi humbjen më të thellë të sezonit. Është një periudhë e vështirë për Flamuratrin dhe klubi ka kërkuar nga lojtarët të anashkalojnë deklaratat në shtyp dhe të përqendrohen te fusha.

Për transferttën e Laçit, ku kthesa është një detyrim, trajneri Duro ka gati mesfushorët Useini dhe Sidibe, të cilët kanë shlyer pezullimin nga kartonët, por edhe Zhufo e Bicaj, sipas të gjitha gjasave do të jenë në dispozicion të tij. Brazilini është kthyer në stërvitje pas më shumë se një muaji mungesë.

Gjithsesi, mungesat mbeten në ekip, ku tre nga të dëmtuarit, Nurkoviç, Muarem dhe Tunkara, por e zhvillojnë fazën riaftësuese në vendet e tyre. Portieri Nurkoviç po rikuperohet në Bosnjë, Muarem mësohet se ndodhet në Turqi, kurse Tunkara në Itali.

Janë mungesa shumë të rëndësishme, që të paktën edhe për tri ndeshjet e ardhshme Flamurtari nuk do t’i ketë gati, mungesa që rëndojnë shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje