Pacult në hall, pa Shametin e Allën, duhet të improvizojë në mbrojtje ndaj Teutës

8 Mars 2018, 15:14Sport TEMA

Përballje e vështirë për Kukësin që pasi ka siguruar vendin e dytë duke u shkëputur nga Flamurtari, për ta ruajtur i duhet të fitojë në shtëpinë e Teutës që vjen e etur për pikët e mbijetesës, dhe në 3 ndeshjet e fundit ka marrë një fitore dhe dy barazime.

Peter Pacult i duhet të bëjë llogaritë veç të tjerave edhe me një mungesë të rëndësishme si ajo e Ylli Shametit që ka plotësuar numrin e kartonave dhe është i skualifikuar.

Pavarësisht përpjekeve për të rikuperuar Albi Allën mbrojtësi mungon prej 5 javësh dhe duket se edhe këtë herë nuk do të jetë i gatshëm me trajnerin austriak që sipas të gjitha gjasave do të jetë i detyruar të tërheqë në qendër të mbrotjes Musollin, për të formuar repartin me 4 bashkë me Rrumbullakun, Hoxhën dhe Idrizin.

Në mungesë të Bakajt të larguar tashmë drejt Bjellorusisë, trajneri austriak duket i orentuar për ta rreshtuar skuadrën me modulin 4-4-1-1 me Zderic, Dzarian Imamin dhe Ethemin në mesin e fushës, ndërkohë për sa i përket sulmit, që ashtu sic edhe pritej Donjet Shkodrës do ti takojë të bëjë Elis Bakajn në rolin e sulmuesit të dytë pas Sindrit Gurit, një sfidë e re kjo për prishtinaliun që më pranë portës do të ketë më shumë mundësi për të gjetur më me vazhdimësi golin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje