Në Nion Të Zvicrës u hodh shorti edhe për fazën çerekfinale të Europa Leagues.
Skuadrat Pretendente për të triumfuar në këtë kompeticion, Arsenali dhe Atletico Madridi, ishin ‘të përkëdhelura’ në këtë short, pasi do të përballen me kundërshtarë të kalueshëm.
Sfidë mjaft interesante për Lazion, që do të përballet me Salzburgun, me austriakët që eliminuan Dortmundin në fazën e 1/8-ave.
Gjithashtu, një tjetër përballje me interes është edhe ajo franko-gjermane, mes Marseilles dhe Leipzigut.