Kristal Abazaj është një nga risitë e Panuçit në listën që u publikua për ndeshjen ndaj Norvegjisë.
Në një intervistë për “Rtsh Sport”, Abazaj u shpreh se kjo ftesë është maksimumi që mund të arrijë një futbollist.
“Jam shumë i lumtur për këtë ftesë. Mezi e prisja pasi është maksimumi për një futbollist që të arrij kombëtaren shqiptare.
Ky është një avantazh shumë i madh për në aspektin personal, por gjithashtu duhet të jap akoma më shumë nga vetja, pasi të arrish Kombëtaren është një arritje të madhe.
Dita e verës paska qenë një ogur i mirë dhe do ta shënoj në kalendar këtë ditë”, është shprehur Kristal Abazaj.