Skënderbeu do të përballet këtë javë me skuadrën e Luftëtarin, një sfidë ku bardhekuqtë do të kërkojnë që të marrin fitore.
Në një prononcim për “RTSH Sport”, mbrojtësi i korçarëve, Gledi Mici, u shpreh se objektivi i skuadrës do të jetë marrja e tre pikëve.
“Ne vazhdojmë të stërvitemi shumë seriozisht, pasi çdo ndeshje për ne është një finale. Edhe pse kemi diferencë, vazhdojmë të jemi me kërkesa ndaj vetes. Kjo do të na sigurojë vazhdimësinë e ecjes përpara edhe në kompeticionet europiane.
Luftëtari? Një ekip shumë simpatik dhe i lezetshëm, por mbetet një rival si gjithë të tjerët. Ne do të hyjmë në fushë për 3 pikët. Në fushën tonë nuk kemi hedhur asnjë hap fals, por duhet shumë kujdes ndaj një kundërshtari si Luftëtari, duke pasur parasysh edhe ndeshjen e fazës së kaluar.
Kampionati? Do të vazhdojmë të tregojmë se jemi vërtet ekipi më i fortë do të luajmë ndershmërisht deri në fund , nuk e prishim garën, përkundrazi do t’i japim më shumë ritëm dhe bukuri”, tha Mici.