Java e 29 e kampionatit italian, ka sjellë një lum golash, ku Milani ka fituar me përmbysje 3-2 përballë Kievos.
Të parët në avantazh kaluan kuqezinj e Milanit me atë të Çalhanollu në minutën e 10, ndërkohë që Stepinski në minutën e 33 dhe Ingleze ën minutën e 34 kanë përmbysur shifrat.
Në pjesën e dytë, Kutrone ka barazuar në minutën e 54, ndërsa Andre Silva ka shënuar golin e tretë për Milanin në minutën e 82-të. Kesi ka humbur mundësinë për të shënuar golin e katërt pasi gaboi nga pika e penalltisë në minutën e 94.
Atalanta ka shkatërruar në transfertë me rezultatin 0-5 Veronën, ku Iliçiç ka shënuar 3 gola. Dy golat e tjerë u shënuan nga Kristante dhe Gomez.
Beneventoja e Gjimshitit dhe Memushajt, ka humbur në shtëpi përballë Kaljarit me rezultatin 1-2. Kur dukej se vendasit po arrinin një fitore të madh, ka reaguar Kaljari, duke përmbysur rezultatin në minutat e 92 dhe 97, me anë të Pavoletit dhe Barelas.
Fiorentina ka fituar në transfertë përballë Torinos me rezultatin 1-2, duke mbetur në vendin e nëntë.
U luajtën:
Milan-Kievo 3-2
Shënues:10’Çalhanollu, 53’Kutrone, 82’Silva/33’Stepinski, 34’Ingleze
Verona-Atalanta 0-5
Shënues:2’Kristante, 45+4’,48’,69’Iliçiç, 71’ Gomez