FSHF shpërblen “rivalin” e Dukës, Shpëtim Hala bëhet vëzhgues

18 Mars 2018, 14:06Sport TEMA

Armando Duka ka shpërblyer me një detyrë “rivalin” e tij në zgjedhjet e 7 shkurtit për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Shpëtim Halën.

Hala ishte kandidat në zgjedhjet e 7 shkurtit për postin e presidentit të FSHF-së, ku u propozua nga klubi i Delvinës, së bashku me Bashkim Finon dhe Armando Dukën.

Në raundin e parë të votimeve ai nuk mori asnjë votë.

Në këtë mënyrë FSHF-ja ka menduar që ta shpërblejë duke e caktuar si delegat.

Ai do të jetë delegat në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Sopotit dhe Spartakut. (TemA)

 

 

1 komente në “FSHF shpërblen “rivalin” e Dukës, Shpëtim Hala bëhet vëzhgues”

  1. Neimi nga Bulqiza says:

    Tani ju te TemA prisni qe FSHF te shperbleje dhe Bashkim Finon duke e derguar komisar fushe ne Memaliaj, Lavdar, Perenjas, Bulqize e Delvine por kush e garanton lidershipin e futbollit se ky Bacua nuk i shtet ndeshjet sic bente me Mirin e Xhikes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje