Derbi Madoninës në Serie A mes Milanit dhe Interit, që fillimisht ishte planifikuar në 4 mars dhe i shtyrë për shkak të vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, do të riluhet të mërkurën më 4 prill në orën 18.30.
Një orar i veçantë për një derbi, por vendimi i Federatës italiane të Futbollit është marrë i kushtëzuar për shkak edhe të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në mbrëmje duke detyruar që skuadrat mos të përplasen në të njëjtin orar.
Po në të njëjtën ditë do të luhen edhe tre ndeshje të tjera, ndërsa tre ndeshje të tjera që edhe këto ishin anuluar nga ajo javë e kmapionatit italian të futbollit do të luhen një ditë më parë në datën 3 prill.
Liga e Serie A ka urdhëruar gjithashtu ndryshimin e orarit për disa ndeshje në javën e 13, që do të zhvillohen më 15 prill. Milan-Napoli do të luhet në ora 15:00 në vend të 20:45 që ishte vendosur më parë, ndërsa Juve-Sampdoria ka lëvizur nga ora 15:00 deri në 18:00. Edhe derbi Lazio-Roma që ishte planifikuar fillimisht pasdite do të luhet paradite.
Java e 27-të e Serie A:
E martë: 3 prill
Atalanta-Sampdoria (18.30)
Genoa-Cagliari (18.30)
Udinese-Fiorentina (18.30)
E mërkurë: 4 prill
Benevento-Verona (17.00)
Chievo-Sassuolo (18.30)
Torino-Crotone (18.30)
Milan-Inter (18.30)