Lilaj: Kombëtarja falë Skënderbeut, do kërkojmë hakmarrje me Luftëtarin

17 Mars 2018, 16:22Sport TEMA

Dy futbollistët e ftuar nga ana e Skënderbeut për ndeshjet e Kombëtares, janë Sabjen Lilaj dhe Enis Gavazaj.

Në konferencën për shtyp përpara takimit me Luftëtarin, Lilaj nuk ka harruar t’ia kushtojë këtë ftesë të ardhur nga Panuçit, klubi të korçarë.

“Besoj ka ndikuar paraqitja e bërë tek trajneri Panuçi për këtë grumbullim. Jam i lumtur dhe në fakt e prisja pasi kam punuar fort për të shkuar në kombëtare. Sigurisht që ka shërbyer Skënderbeu në këtë arritje. Ndaj Luftëtarit një ndeshje e rëndësishme, ne gjithmonë hyjmë në fushë për fitore, por pas asaj ndeshje të humbur në Gjirokastër duam një hakmarrje.

Viti më i suksesshëm në aspekt personal pasi përveç sukseseve të klubit jam shpallur dhe lojtari më i mirë i vitit. Është shpejt për të folur për titullin kampion derisa matematikisht nuk është mbyllur por duam ta mbyllim sa më shpejtë”, ka thënë Lilaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje