Luftëtari luan nesër në Korçë përballë Skënderbeut, ndeshje e cila është shumë e rëndësishme për bluzinjtë, të cilët synojnë zonën europiane. Trajneri Hasan Lika, në konferencë për mediat, është shprehur se ka besim te skuadra e tij dhe pavarësisht mungesave, ai tregon se në Korçë do të shkojnë për fitore.
“Kampionati është i gjatë dhe ka ende shumë ndeshje. Me pikët që kemi marrë shohim për më lart të gjitha, por të gjitha ndeshjet janë të forta dhe të gjithë kërkojnë të marrin maksimumin.
Shkurtaj? Ai do të mungojë këtë ndeshje. Mungon dhe Bregu pas problemeve muskulare dhe këto dy mungesa janë të rëndësishme për ne por kemi lojtarë të tjerë të gatshëm për të dhënë maksimumin.
Skënderbeu është skuadra që dominon futbollin shqiptar prej disa vitesh dhe aq më tepër që kërkon më shumë rezultate të mira dhe ne e dimë se në Korçë është një ndeshje e fortë, por ne shkojmë për rezultat pozitiv”, u shpreh trajneri Lika.