VIDEO: Tifozat e Gallatasarait i vënë “flakën” stadiumit gjatë stërvitjes para derbit me Fenerbaçen

16 Mars 2018, 20:08Sport TEMA

Tifozat e skuadrës së Gallatasarit kanë dhuruar një spektakël gjatë seancës së sotme stërvitore që ekipi i tyre zhvilloi me dyer të hapuara përpara derbit me rivalët më të ashpër në kampionat Fenerbahce.

Stadiumi “Turk Telekom”  u ndez në flakë pas spektakëlit të dhuruar me fllakadanë nga tifozët e Gallatasarit, ku sipas mediave turke raportohet se kanë qenë rreth 30 mijë spektatorë.

Klubi i Gallatasarait është aktualisht në krye të super ligës Turke, megjithëse ata janë vetëm tre pike larg  nga vendi i dytë që mbahet nga ekipi i Beshiktashit përpara derbit të kësaj fundjave.

Klubi turk ndau imazhet e mahnitshme të marra gjatë seancës, duke treguar lojtarët që stërvitshin nën një atmosferë të jashtëzakonshme. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje