Kategoria Parë/ Tirana fiton me vështirësi ndaj Tomorit

17 Mars 2018, 16:10Sport TEMA

Tirana është përballur me Tomorin në javën e 2-të të fazës Play-Off. Në këtë takim bardhebluve nuk u lejohej një hap i gabuar, pasi Bylisi ndodhej pranë tyre.

Në formacionin e hedhur nga Tirana, Ze Maria e ka nisur me më të mirët, ndërsa ka munguar edhe në këtë ndeshje Albi Doka.

Sentamu ka arritur të gjejë golin e parë të takimit, pasi ka shfrytëzuar në mënyrën e duhur krosimin e Halilit.

Vetëm pak minuta përpara se të vinte goli i parë i ndeshjes, Ze Maria ka larguar Grecën nga fusha e lojës, ndërsa ky i fundit është larguar menjëherë nga fusha duke ofenduar trajnerin.

Pjesa e dytë ka nisur sërsish me protagonizmin e Halilit, i cili i ka dhuruar një penallti Ngos, duke e dërguar rezultatin në 2-0. Hyseni ka rihapur ndeshjen për pak minuta, por pa ndryshuar asgjë në rezultatin e takimit.

Megjithatë një përplasje e frikshme mes Likës dhe Kopaçit, ka bërë që portieri i Tiranës të dilte nga fusha e lojës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje