VIDEO/ “Të fus plumbin”, skandali i radhës në futbollin shqiptar

17 Mars 2018, 18:45Sport TEMA
VIDEO/ “Të fus plumbin”, skandali i radhës në

Ndeshja mes Korabit dhe Vllaznisë B që është luajtur ditën e sotme në Peshkopi, ka degraduar në një sherr, ku nuk kanë munguar as kërcënimet me jetë. Trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja ka denoncuar kërcënimin e presidentit të Korabit, Fehmi Mziu drejt kapitenit të Vllaznisë B, Enis Isufi. I pyetur nga “Vip Sport” në lidhje me këtë ngjarje, trajneri Kraja shprehet se nuk mund të luhet futboll përderisa ka tipa të tillë.

“Si mund të luajmë futboll, kur ky njeri futet në çdo fushë duke kërcënuar futbollistët? Sot presidenti i Korabit, më ka kërcënuar kapitenin 19-vjeçar duke i thënë ‘të fus plumbin’. Pse nuk dënohet ky person? Këtë gjë ja tregova dhe delegatit të ndeshjes e arbitrit por unë do të shkoj edhe në Federatë të bëj denoncimin”, u shpreh trajneri Kraja.

Ky nuk është rasti i parë ku shfaqet dhuna në futboll, pasi në Shqipëri po bëhen të përditshme. Pak kohë më parë trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka u kërcënua me armë, ndërkohë që Krajës i kanë çarë edhe gomat e makinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje