Partizani do të luajë në shtëpi përballë Flamurtarit, ndeshje të cilën, trajneri Klevis Dalipi e ka vlerësuar maksimalisht. Në konferencën para ndeshjes, ai u shpreh se kjo ndeshje do të jetë tepër e vështirë, por me lojën dhe ndryshimin që ka parë te Parizani, ka besim se skuadra do të arrijë një rezultat pozitiv.
“Ndeshja me Flamurtarin? Sigurisht që është jë ndeshje shumë e vështirë duke parë se kanë një trajner shumë ta aftë dhe që e njeh mirë kampionatin shqiptar. Dua të bëj dy krahasime të cilat janë disa për nesh e disa në situatën që po kalon aktualisht Flamurtari. Vijmë nga një moment i mirë por ajo që më kënaq më shumë është loja dhe duhet të përgëzoj lojtarët që për 10 ditë kanë kuptuar atë për të cilën kemi punuar. Nga ana e Flamurtarit duhet të shfrytëzojmë këtë moment, ku duke parë elementët që ka dhe patjetër do përdorim faktorin fushë, ku tifozët do të jenë të shumtë për të na mbështetur. Duhet të dalim në lojë dhe të arrijmë objektivin tonë, i cili është të fitojmë.
Është një përballje direkte për të kaluar më lart, por nuk është ndeshja që do të vendosë sezonin. Nëse me lojën që zhvilluam në shkodër do merrnim 3 pikë sot do ishim më lart, por loja tregon që kemi një vazhdimësi dhe shpresoj që 2 pikët që lamë në shkodër ti marrim në vijim. Dua që skuadra të japë më të mirën sidomos në sulm pasi kam shumë besim sepse ata mund të bëjnë më tepër se aq.
Ndeshjet e Kupës? Në deshjen e kthimit ne po luanim duke e ditur se nuk kemi çfarë humbim por nuk dua të shoh nga e kaluara pasi kjo është ndeshje deçizive për ne. Nuk ndikon trysnia e ndeshjes në lojën që ne kemi për të kapur objektivat e klubit.
Formacioni? Kam një skuadër me elementë të mirë dhe them që me rikthimin e Çanit më vështirësohen zgjedhjet por them që kam lojtarë të mirë që e bëjnë mirë titullarin. Abdurrahimi bën pjesë në planet e mia pasi po bën shumë mirë por thjesht ndeshjet kanë qenë të tilla pasi janë vetëm 3 ndërrime dhe s’ka pasur mundësi.
Objektivat? Them që nëse skuadra stërvitet mirë dhe bën mirë gjithë javën do të bëjnë mirë edhe në fushë. Kalendari sa vjen e vështirësohet por ne jemi të dënuar për të fituar dhe duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe dua që në fund të sezonit të flasim për atë që duam, pjesëmarrje në kupat e Europës.
Përballje me Duron? Kemi punuar dhe kemi kaluar mirë me të e them që bën zgjedhje të duhura dhe kam përfituar shumë nga ai por ndeshja me Flamurtarin është një ndeshje rivalësh në fushë por jashtë jemi miq.
Arbitrat? Nuk i kam problem pasi ka filluar një cikël i ri dhe kërkoj nga lojtarët të bëjnë rolin e tyre dhe them që do ketë një arbitrim të mirë dhe fitoren ta arrijë ai që e meriton.
Rivalët? Nuk shoh asnjë rival për Euoropën dhe them që ndeshjet duhet të merren një nga një pasi si Vllaznia që na mori pikë dthem që të gjitha janë të vëshitra dhe duhen marrë maksimumi i pikëve. Deri në fund synojmë për lart dhe shoh nga vendi i dytë.
E ardhmja? Kam besimin e të gjithë drejtuesve dhe lojtarëve dhe do ishte një hap madhor nëse arrijmë Europën dhe them që do ishte e rëndësishme për të ardhmen time dhe të Partizanit”, u shpreh Dalipi.