Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka folur në konferencën për shtyp për përballjen e nesërme që kanë në kryeqytet kundër Partizanit.
Një sfidë direkte për një vend në Kupat e Europës dhe për këtë trajneri i vlonjatëve theksoi se skuadra e tij do të kërkojë tre pikët në “Selman Stermasi”.
“Ndeshja me Partizanin është me rëndësi, pasi të dyja skuadrat kërkojnë Europën. Jemi në një situatë, të cilën e krijuam vetë ne”, tha fillimisht tekniku i vlonjatëve.
Në vijim Duro shtoi se skuadra e tij vjen në këtë sfidë me mungesa të rëndësishme, megjithatë ai deklaroi se të gjithë lojtarët që do të jenë në formacion janë në gjëndje për të përballuar çdo skuadër.
“Është një ndeshje e vështirë dhe në po përballemi me mungesa. Por skuadra jonë i ka të gjitha aftësitë. Futbollistët tanë janë profesionistë dhe ne kemi një organikë në gjendje që të përballet me skuadrën e Partizanit”, u shpreh Duro.