Inagurohet pallati i ri i sportit në Durrës, Rama: Ligj i ri për sponsorizime në sport dhe kulturë

18 Mars 2018, 12:04Sport TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në inaugurimin e pallatit të ri të sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni Rama theksoi se po punohet për t’i hapur rrugë një ligji bashkëkohor për sponsorizimin e sportit, i cili sipas kryeministrit do të sjellë më shumë mbështetje financiare.

Fjala e plotë e Ramës:

Së pari, shumë faleminderit për ftesën!

Me thënë të drejtën nuk e prisja këtë surprizë, sepse nuk mendoja që do gjeja këtu në këtë vend një infrastrukturë kaq dinjitoze, një pallat sporti në kuptimin e plotë të fjalës.

Më thanë që ka dhe një sallë tjetër për stërvitje, po kaq të bukur, kështu që i takon ideatorit dhe financuesit të idesë, Iglit, një shprehje mirënjohjeje dhe respekti për këtë investim fantastik, që shpresoj shumë të frymëzojë edhe të tjerë, për të shtrirë këtë infrastrukturë në vende të tjera, pasi është e vërtetë që në Durrës ka pasur basketboll, por s’ka pasur vetëm në Durrës, ka pasur edhe në Shkodër, edhe në Vlorë, në Tiranë po e po.

Nga ana tjetër shpresoj që zëvendësministri i Sportit, një basketbollist shumë i njohur, Kostandin Shkurti, do jetë në lartësinë e detyrimit tonë për t’i mbështetur këto nisma dhe sëbashku me komunitetin e basketbollit, por jo vetëm, t’i hapim rrugë edhe një ligji bashkëkohor për sponsorizohet, në mënyrë që sponsorizimi në sport e në kulturë të stimulohet dhe të jetë një rrugë për të krijuar më shumë mbështetje financiare për sportin, veçanërisht për sportet e tjera, sepse futbolli nuk diskutohet e që sidoqoftë i ka disa mundësi që sportet e tjera nuk i kanë dhe është shumë më tepër një industri sesa thjesht një sport.

Duke parë angazhimin e madh të shumë figurave të njohura të sportit, sidomos në komunitetin e basketbollit, është vërtetë një mundësia e madhe që përmes gjetes së rrugëve për të stimuluar financiarisht këtë aktivitet, ne të tërheqim shumë më tepër fëmijë drejt këtij sporti. E vërteta është që sot ka një numër mbresëlënës fëmijësh që janë të regjistruar në rrjetin e shoqatave dhe të iniciativave të ndryshme, falë edhe pjesëmarrjes së këtyre figurave.

Unë me shumë respekt e me shumë mirënjohje do doja të veçoja sot, profesor Astritin, i cili kur doli këtu në fushë, mu duk njësoj si 30 vjet përpara. Nuk e di kush është sekreti. Ka një diskutim mbi sekretin e formës së profesorit.

Shumica mendojnë që sekreti është Terezina që i qëndron shumë pranë, por unë besoj që patjetër është Terezina, por dhe pasioni i tij i jashtëzakonshëm për basketbollin, që ka bërë që nga trajneri i një ekipi super kampion, ai të vazhdojë me shumë pasion të mësojë edhe fëmijët e vegjël, larg vëmendjes së publikut, larg syve të mediave, me shumë përkushtim. Ky është një shembull i jashtëzakonshëm qytetarie dhe njëkohësisht kontributi për pasionin dhe për shoqërinë. Kështu që, profesor shumë respekt, shumë mirënjohje dhe vlerësim maksimal për ju.

Me urimin që ë gjithë kalamajtë e tu, që i ke gjetur nga Partizani, jo nga Terezina, Pjerini, Gazi e të tjerët të ndjekin gjurmët e tua e të rriten duke i shërbyer komunitetit.

Së fundi do doja patjetër që t’i jepja një vlerësim maksimal krijuesit të këtij pallati fantastik, Iglit, i cili ka nderuar një emër të madh, një legjendë të basketbollit, Dhimitraq Gogën, i cili ka qene plejada e parë, menjëherë pas luftës, që e ka ngritur emrin e basketbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Uroj e shpresoj që stërnipat e Dhimitraqit ta çojnë përpara këtë iniciativë të nisur nga babai i tyre.

Shumë fat dhe shumë sukses për të gjithë vajzat, djemtë, kalamajtë dhe ata që janë më të rritur, këtu prapa meje, që janë në fund të fundit edhe arsyeja e gjithë këtij investimi të madh.

Shumë faleminderit të gjithëve, shëndet dhe sukses në gjurmët e profesor Astritit!​” (TemA)

6 komente në “Inagurohet pallati i ri i sportit në Durrës, Rama: Ligj i ri për sponsorizime në sport dhe kulturë”

  1. Jani says:

    O shallatur kryeminister, populli vdes per buke ti tall bythen me sport o sportist i deshtuar. nuk do vazhdosh edhe shume se do cohen ku do shkojne dhe do te permbysin .

    1. Bushi says:

      Po na çani bythen me kete fjale,gjithmon,populli nuk ka buke,nuk ka per te ngrene.E pastaj,ç’fare te beje qeveria te ndaloje aktivitete e tjera te domosdosme per popullin?.Qevria ka probleme te gjithasheme qe duhen bere.Sipas jush,nuk duhen bere rruget se nuk ka populli buke? Nuk eshte i gjithe populli pa buke si e perdore pd-ke per politike,por nje pjese,per te cilen qeveria ka mare masa nepermjet asistences sociale.Per çdo gje qe bene qeveria,i vene perball,populli nuk ka buke.Eshte absurde.

    2. nje korçar says:

      Po mire , more Jani , ç’jane keto thenie te turpshme e disfatiste “populli po vdes per buke” . Po nuk te vjen nje çike turp qe perdor shprehje te kesaj natyre ? Cilet jane keta njerez , qe perbejne “nje popull” dhe po na vdeskan per buke ? Edhe ai lypsari me i fundit qe lyp ne rruge , nuk vdes per buke , po diçka i japin kalimtaret , qe edhe ai te rroje . Nuk kemi pare e as degjuar qe sot , te sulmojne njerzit ndonje furre buke e te rrembenin buke , se po vdisnin per buke . Po edhe nese ka ndonje , qe nuk ka buke te haje (gje qe eshte e pa mundur) , Kryeministri do t’i jape buke ? Ore , e njef kapitalizmin ti , apo ia fut qorres ? Ke dale ti , ne ndonje vend tjeter jashte Shqiperise te shikosh se ç’do te thote kapitalizem ? Edhe ne SHBA , ka gjithandej njerez qe lypin ne rruge . Po pse , Trumpi do t’i jape per te ngrene ? Apo , meqenese jemi me PD-ne dhe kunder Rames , edhe kur bie shi , fajin e ka Rama . Kryeministri nuk eshte i perkryer dhe ka plot te meta , por , po te shikosh per rreth (sidomos , me nder opoziten) , Rama eshte me i miri i mundshem . Populli eshte gjykatesi me i drejte dhe ka gjykuar shume mire .

  2. ce says:

    po derisa erdhe deri ne Durres pse nuk erdhe te inagurosh dhe cmendurine e radhes te ndertimeve absurde ne Durres, nje i cmendur prane tregut fshatar 30m larg ka ndertuar nje vile 4 kateshe ne hapesiren midie 2 pallateve 5 katesh duke e mbyllur perjetesisht kete hapesire. pastaj meqenese IKMT ne durres ka vdekur ky i cmendur ka zene dhe 90% te oborrit te dy pallateve duke zene frymen perjete banoreve, nuk ka mjaftuar me kaq por ka zene dhe 3m trotuar duke ndertuar mbi trotuarin e qytetareve dhe u ka lene qytetareve 30cm trotuar. bashkia e ka shperblyer per kete akt te cmendur duke i dhene 2 tabela per te bllokuar dhe parkimin para marketit te tij , ne cilin vend te botes do lejohej ky ndertim i cmendur dhe bashkia do flinte gjume , besoj vetem ne Sierra leone ku behet lufte civile, pO IKMT ne durres ka vdekur,,,,,

    cmendr

  3. Monitor says:

    Z. Rama nxirre edhe nje ligj per sponsorimet per Bashen kur lobon!
    Respekt!

  4. befana says:

    Jani,ne kapitalizem nuk pyet njeri per popullin.Akoma nuk e ke kuptuar?te vetmen gje qe ke fituar eshte te shash sa te duash,prandaj shtrngo rrypat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje