Ish arbitri Hoxha: Gjytarët nuk pyesin as për rregullore as për opinion publik. FSHF ka mëkate të mëdha për këtë situatë

19 Mars 2018, 23:52Sport TEMA

Nje nga gjyqtaret me te njohur te futbollit shqiptar, Arsen Hoxha, ka folur ne “Procesin Sportiv” per gafat e renda te arbitrave ne vendin tone.

Hoxha shprehet se Federata eshte pergjegjese per kete situate te rende, duke shtuar se arbitrat jane bere arrogaten

Arbitrat sot janë bërë arrogantë sepse nuk pyesin më as për rregullore dhe as për opinion publik. FSHF ka mëkate të mëdha për këtë situatë, sepse kemi arritur në fazën e arrogancës dhe kjo ëhstë shumë e rëndë“, shprehet fillimisht Hoxha.

Ne vijim ai tregon se ka folur dhe ne periudhen kur ka qene ne Shqiperi per fenomene te rende ku presidente te klubeve qe paguajne arbitrat si dhe gjyqtare te korruptuar.

Flas tani sepse kam ikur në Amerikë? E dëgjoj shpesh këtë gjë, por unë i kam thënë gjithnjë gjërat hapur. E kam thënë edhe kur isha aty në televizione dhe shtypine shkruar.

Kam folur për arbitra të korruptuar, për presidentë që paguajnë gjqyatërt dhe për shumë fenomene të tjera negative. Nuk kam çfarë të bëj më sepse tani vetëm t’i shaj nga nëna…“, u shpreh Arsen Hoxha. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje