Partizani-Flamurtari/ Dalipi: Po bëjmë lojën që duam; Duro: Kaq prisja nga ekipi

19 Mars 2018, 19:16Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij pas fitores 1-0 ndaj Flamurtarit. Kritika e tij e vetme ishte për golin e dytë që nuk u shënua, duke rrezikuar ndeshjen deri në fund e lënë gjithçka të hapur.

Patjetër që ishim përgatitur, e kisha thënë që do ishte ndeshje e vështirë, e luftuar. Ajo që më kënaq është që skuadra luan në mënyrën e vet, jo të ndjekë lojën e kundërshtarit. Ne besuam se do ta fitonim dhe futja e Çanit me besimin ndaj tij, rezultoi pozitive se na dha golin e fitores.

Bardhi nuk po luante keq, po mendova të kisha finalizues pranë zonës dhe rezultoi efikase.

Loja do të vijë bashkë me rezultatin, në ditët në vazhdim do të kemi më shumë kohë të punojmë në këtë aspekt, se ekipi luan tokazi mirë. Por duhet të përmirësojmë finalizimin se goli i dytë na jep siguri për mbarëvajtjen. Kritika? Nuk kam kritika për momentin, thjesht pauza do të na japë kohë të përmirësohemi dhe të rikuperojmë dëmtimet”, tha ai.

Kurse trajneri i Flamurtarit, Shpetim Duro, deklaroi:

Presioni psikologjik është prezent në skuadër, duke marrë parasysh momentin e vështirë që po kalojmë. Partizani e nisi më mirë takimin, por në u futëm në ndeshje duke pasur 3-4 mundësi të mira. Nëse do të kishim arritur të shënonim në ato raste, do të ishte mbyllur takimin. Në këtë ndeshje vendosi një episod dhe kjo ishte e pritshme.

Nuk prisja asgjë më shumë nga skuadra, përveç atyre 10 minutave të para. Tani na janë shtuar shumë faktorë që ne gjendemi në një pozitë të vështirë. Pushimi do të jetë i shkurtër për ekipin, por do të kemi 2-3 rikthime që do të na shërbejnë. Megjithatë, kemi pasur dëmtimin e Zhufos, që mesa pashë flitej për një dëmtim serioz”, është shprehur Shpëtim Duro.

1 komente në “Partizani-Flamurtari/ Dalipi: Po bëjmë lojën që duam; Duro: Kaq prisja nga ekipi”

  1. Bert says:

    Jo vetem presioni psikologjik por edhe parate e droges nga Kolumbia nuk mund te mos gjunjezonin Flamurtarin e Vlores. Bravo Partizan me keto metoda dhe me Erjon Bracen, Bashkim Finon dhe ata lapangjozet e Temes ti mer edhe UEFA-an!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje