Scolari tremb Realin e Madridit: Ronaldo më pyeti për Superligën kineze

20 Mars 2018, 12:20Sport TEMA

Tjetër çmim për Cristiano Ronaldon, që i shoqëruar nga partneria e tij Georgina Rodriguez u nderua në mbrëmjen gala të Federatës Portugeze të futbolli si futbollisti luzitan më i mirë i vitit.

Por më shumë se prania e Ronaldos në këtë cermoni gala bënë xhiron e botës fjalët e ish trajnerit të tij te kombëtarja portugeze.

Braziliani Luiz Felipe Scolari me disa deklarata të tijat trembi tifozët e Los Blancos të cilët shpresojnë që Ronaldo të qëndrojë në Madrid edhe sezonin e ardhshëm.

Scolari që gjithashtu ishte i ftuar në mbrëmjen gala të Federatës Portugeze në një intervistë u tha gazetarëve se Ronaldo e kishte pyetur për Superligën kineze.

Scolari punoi për tre vite në Kinë pasi ishte trajneri i Guangzhou Evergrandes.

Deklarata e Scolarit të bën të mendosh se CR7-ta e shikon të ardhmen e tij në Kinë dhe nëse vendos të largohet nga Reali gjatë kësaj vere mund të zgjedhë pikërisht Lindjen e Largët dhe jo një rikthim të mundshëm te Manchester United ose tranferimin e te Paris Saint Germain, dy klubet e tjera të interesuara për yllin luzitan.(SS)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje