Ambasadori i LSI merr çmim në Pekin, ngre lart Kinën komuniste dhe "shkel" Shqipërinë: Te ne s’të vlerëson njeri, pa kulturë...

21 Mars 2018, 23:37Politika TEMA

Ambasadorët sipas ligjit kanë për detyrë të promovojnë në vendet ku janë të akredituar, vlerat e shtetit të tyre mëmë, si dhe të lobojnë për interesat kombëtare të këtij të fundit.

Por duket se kjo nuk vlen në rastin e ambasadorit të Shqipërisë në Kinë, ish-zv.ministrit të Jashtëm Selim Belortaja, i cili, gjatë marrjes së një çmimi së fundmi në Kinë, nuk e ka humbur rastin për të qortuar kulturën shqiptare.

Ambasadori, një përfaqësues i LSI-së, i emëruar në këtë detyrë të rëndësishme diplomatike në kohët e marrëdhënieve të mira Rama-Meta, nuk ja ka kursyer “thumbimin” vendit të tij, ndërkohë që ka lartësuar Kinën për vlerësimin që i ka dhënë.

“Me në fund e mora dhe unë një trofe: Çmimin “News Person of the Year 2017”! E mora fiks atë ditë qe mbusha plot 1 vit si ambasador ne Pekin.

Jo nga vendi im sigurisht. Nga brenda Kinës. Ne dihet kemi pak probleme me kulturën e nderimit te njëri-tjetrit.

Në ceremoninë gala organizuar nga “Home and Abroad News Press” (medie e rëndesishme me shumë akses në eventet brenda e jashtë Kinës,

“Bazuar në rekomandimet e Shoqatën Popullore Kineze per Miqesi me botën e jashtme dhe mediat e tjera kineze, ky çmim iu akordua gjithësej 8 ambasadorëve: atij të Shqipërisë, Meksikës, Sllovakisë, Bullgarisë, Gjeorgjisë, Armenisë, Laosit dhe Beninit.

Motivacionin e gjeni ketu te fotua e fundit. Kinezët dine dhe te nderojne. Të vetet dhe te huajt. E kane kulture mijravjecare.

Ndersa si ceremoni ..e qajnë! Kete gjest mirnjohje nga kinezet, une ja dedikoj familjes, gruas femijeve, qe kane pranuar nje marrdhenie te veshtire per ta, duke me dhëne gjithe qetësine qe ti kushtohem punes e marrdhenieve”, reagon ne rrjetin social Belortaja..

22 komente në “Ambasadori i LSI merr çmim në Pekin, ngre lart Kinën komuniste dhe “shkel” Shqipërinë: Te ne s’të vlerëson njeri, pa kulturë…”

  1. Korçari says:

    Ky Selim Belortaja nga Plasa kujton se ka bërë vezën e kuqe në Shqipëri. Një servil i paparë ka qenë, gjithmonë pas bythës së Like Floririt ka qendruar. Dashka edhe që ta shpallin hero. TURP.

  2. Lumi A says:

    Na hangsh mune ore pis ambasador. Po cfare nderit me te madh mund te bente shqiperia sesa te emronte te perfaqesosh vendin tend. Cfare faqeziu.

  3. Paqesori says:

    Te dija burre te mencur Zoteri , jo tangerillks. Po derisa qenke pjese e leshelise , bereqarves dhe kaq …lukunia juaj eshte befasuese !

  4. shushica says:

    Kina eshte teper gjigande ne te gjitha fushat per ta kuptuar ky provinciali i vogel pa ,kulture …Ky nuk e kupton se çmimin e merr Shqiperia per aresye shume me te medha se sa mendon Belortaja.Ne vend te Bushatit do ta urdheroja te kthehej prr 24 ore nga misioni ,per ti …dedikuar …me shume kohe familjes ..sepse ka vuajtur shume ne hotelet me pese yje dhe ceremonite formale ..nderkohe qe shqiptaret jane ne …parajse….

  5. kinezi says:

    Nje skuth i fshehur.

  6. alfredi says:

    Po pse mor k…r kush te çoj ty ne Kine , gruaja jote e femijte e tu apo shteti shqiptar duke te mbajt me taksat e me leket tona , mor po ,sa rrace e degjeneruar qe jeni , sa kodoshe tregoheni per nje kocke lemoshe , sa te pa fytyre qe hiqeni vetem e vetem qe te tregoheni se jeni diçka , çudi jeton edhe ky…….!!!!!

  7. servet says:

    mir e ka, te ne vetem plehrat vleresohen.

  8. goliku says:

    Kjo eshte LSI,por faji qendron te Ed palla qe emeron njerz me probleme mendore se ky e ka ne gen…..

  9. Latif Dreqi says:

    A te shkerdhefsha kontributet e tua o Selim. Po ti vodhe me lopate tek porti o selim, dhe pasi I cove pjesen e luanit, Likes te beri ambasador.ptu njeri medioker!

  10. Kellira says:

    Duhet shkarkuar menjehere!
    Mos ia dedikosh vendit tend kete cmim, vendit qe perfaqeson dhe qe te shkolloi, packa se te gjithe i dime problemet qe ka, eshte akti me i rende i mungeses se respektit ndaj tij.
    S’ka asnje kuptim te perfaqesoje Shqiperine! Le qe nuk ka asnje grimce diplomatie ne kete qe ka thene!

  11. ferdi says:

    SI esht politika jan dhe dipllomatet , politika dhe politikanet jan te nivelit ordiner fare dhe dipllomatet nje soj si koleget e tyre , shajn ne ter boten politikanet tan vendin ton , shajn dhe dipllomatet , pra llumli dhe antishqiptaret drejtojn SHQIPERIN hajde mere vesh po deshe , ,ga mbrapa i ndjek nje popull ne kto vite demokracie komplet injorant , te ter te ardhur nga malet kan zaptuar qytetet dhe qe nuk din çesht shteti , kta zgjedhin njerzit qe drejtojn ate shtetin , fol po deshe ,mir edhe kaq ti themi falimderit ENVERIT qe sovranitetin ton e lidhi me nje mij konventa nderkombetare , se ne te kundert ma kta mostra politikan e dipllomat qe kemi , nuk do egzistonim qe para shum kohesh si shtet , do na kishin shitur te terve.

  12. lirka says:

    lsi dhe leshelistet me ne krye ilir hajdutin dhe monika cizmen jane kanceri i shqiperise. Kjo fare duhet zhdukur nje here e me pare. Ne praktikat diplomatike nje surrogato si ky ambasador qe gjithe jeten ka qene zevendes minister duhet thirrur ne tirane dhe ne rast perseritje te kapet prej b…. dhe te sillet pako ne shqiperi.

  13. ALBAN DEGA says:

    Replike e detyruar me nje ambasador te penduar

    AMBASADOR I SHQIPERISE APO PAOAGALL I LSI-SE

    – Nuk mund te jesh as amerikan, as kinez as… evrooian
    i mire pa qene edhe shqiptar i mire !

    – Sa investime kineze i solle popullit e shtetit tend ne
    kete vit Z. Belortaja …. !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    U skandalizova nga deklarata arrogante, fyese, poshteruese e juaj ndaj shtetit dhe qeverise qe te ka emeruar si Ambasador i Shqiperise ne Republiken Popullore te Kines.
    Si eshte e mundur qe pa ngrohur mire karriken e ambasadorit shqiptar ne Pekin sulmon, kritikon Atdheun tend qe nuk te paska nderuar as vleresuar ty shpikesin, profesorin, babain, Kisingerin e diplomacise shqiptare….
    Cfare sherbimesh te spikatura, cfare kontributesh te shquara i ke dhene popullit e shtetit tend shkelqesia juaj
    Selim Belortaja !?
    Cfare borxhesh e detyrimesh te pashlyera te ka populli dhe Atdheu jot qe te gradoi President te tij ne gjigandin jo vetem demografik por edhe ekonomik, financiar dhe politik te Botes !?
    Mos valle bashkeshortja dhe familja jote te paguajne rrogen, makinen, komfortin, privilegjet diplomatike apo jane taksat, mundi dhe djersa e popullit tend te varfer dhe shtetit tend te lodhur !?
    C’ eshte ky delir madheshtie kur deri sot nuk kam degjuar as lexuar per asnje veprimtari mbreselenese tenden
    qofte edhe ne nje shkolle te mesme e jo me ne gjigandet e Aresimit, te artit e kultures e qyteterimit 5 500 vjecare kineze ne asnje qytet te Kines mahnitese e te kryevepres se saj popullit me punetor, me te thjeshte, me te qyteteruar te Globit !?
    A e di ti ambasadori une i shquar se kur kinezet hanin me shkopinj crudi apo filidishi, bambuje apo floriri, ne evropianet hanim me kthetra si ujqer e arinj ndersa Bota e re nuk ekzistonte as ne enderrat tona !?

    Tri pyetje krejt te thjeshta …

    Do te bashkohesha me protesten tende absurde e te pa perligjur ndaj shtetit e qeverise sone nese me sjell vetem tri pergjigje te verteta per tri pyetje te thjeshta fare:
    1- Sa jane shtuar investimet kineze ne Shqiperi gjate ketij viti pasi je emeruar si ambasador !?
    2- Sa eshte rrirur numri i turisteve kineze ne Shqiperi gjate nente muajve te fundit !?
    3- Sa bursa te plota per shkollim profesional apo specializim disa mujor ose vjetor per nxenes e studente shqiptare ke siguruar gjate ketij viti ne RP te Kines !?
    Mos ma permend viziten historike te Zevendeskryeministrit te Pare Kinez Zhang Guoli, Numri 7 i udheheqjes politike te PK te Kines, 5 ministrave e zevendesministrave e 50 biznesmeneve e shoqeruesve te tyre. Ajo u zvillua me pak se 1 muaj mbas fillimit te detyres tende dhe mos harro se e njoh mjaft mire diplomacine per cka kam studjuar ne Kine dhe pas studimeve te larta.

    Nje mesim i paharruar diplomatik

    Jo vetem per mua por per cdo shqiptare se pari jo per nje ambasador por per vete Presidentin Ramiz Alia dhe krejt politiken jashteme , per diplomacine shqiptare.
    Ne vjeshten e vitit 1986 vjen nga Kina ne Tirane ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Z . Luis Echeveria Alvarez, ish- zevendeministri i Brendshem i saj dhe kreu i Komisionit te Posacem te Hetimit te vrasjes se Leon Trockit nga KGB-ja sovjetike dhe spiunet e saj ne Meksike.
    Sic e di edhe ti Ramiz Alia dhe Ten Hsiao Pini ishin farketuesit e miqesise shqiptaro- kineze ne fundin e viteve 50 e deri ne 74- 75 kur filloi krisja e saj.
    Te dy ishin shefat partiak te ideologjise dhe kordinatoret e krejt propagandes ideologjike kunder Hrushovit. Edhe artkujt e famshem te “ Zeri i Popullit “ dhe “ Renminribao-s “ ( shqiptohet Zhenmizhibao = E perditshmja Populli ) mbajne vulat e tyre qe sigurisht nuk mund te kalonin pa driten jeshile te dy Timoniereve Maos dhe
    Si shoke lufte ata duhet te ishin edhe luftetaret kryesore per zhvillimin e forcimin e marredhenieve jo vetem midis dy partive por edhe te dy shteteve!?
    Cfare ndodhi ne fakt !?
    E kunderta. Ideologjia na miqesoi dhe po ideologjia na prishi me Kinen ?
    Sepse sipas megalomanise envero- ramiziste Kina nje miliardeshe dhe Mai Ce Duni e Ten Hsiao Pini duhet te benin dhe vepronin sipas “ mesimeve te PPSH-se dhe te Shokut Enver… “ edhe ne marredhiniet me SHBA-ne e Evropen, edhe me BS-ne e pjesen tjeter te Botes!

    Na miqesoi ideoligjia ,
    Na armiqesoi megalomania !

    Aq e cmendur ajo megalomani saqe mendja cyryke ne mos edhe e kapur nga kurvat ruse te KGB-se sovjetike qysh kur ishte student ne BS e Ramiz Alise sulmoi nje teze krejt logjike e teper te sakte e bindese per cdo njeri me pak logjike te Ten Hsiao Pinit se “ Nuk ka rendesi cfare ngjyre ka macja. rendesi ka qe te kape minj “ si dhe teorine e tij te “ Tri Boteve” qe ishte taktika e zgjuar kineze per te krijuar Polin e Trete ne politiken boterore kunder dy superfuqive te asaj kohe “ SHBA- se dhe BS-se.
    Shtoi kesaj edhe “ Kater Modernizimet” e famshme te politikanit me te shquar e me largepames kinez Ten Hsiao Pinit e bene Kinen Superfuqi Boterore brenda dy dekadash.
    Nderkohe Ramiz Alia dhe Fatos Nano merreshin me tazibao enveriste kunder kesaj politike shpetimtare per Kinen dhe popullin e saj, ekonomia shqiptare vazhdonte tatepjeten dhe shqiptareve nuk u ngeli per te ngrene gje tjeter vec “ Imperializmit dhe Revolucionit” , “Rreziku Anglo Amerikan per Shqiperine” dhe “ Shenime per Kinen “ te Qoftelargut shqiptar, dhe “ tufezat, arezat … dhe karezat” e Ramiz Alise dhe Harilla Papajorgjit dhe 4 modernizimet revizioniste te Fatos Nanos !
    “ Ju u miqesuat me Kinen kur dihet te prisheshit dhe u armiqesuat me te kur duhet te miqesoheshit” i thote Echeveria Ramiz Alise ne Pallatin e Brigadave balle per balle e sy per sy. “ Ua them hapur sic e themi Bukes Buke e Veres Vere. Per 20 vjet Kina do te jete Superfuqi Boterore. Pas nje Shekulli do te mesohet me shume kinezcja se anglishtja neper Bote” deklaroi miliarderi Echeveria.
    E para eshte jetesuar…. E dyta eshte rruges !
    Nuk e di pse ne ate cast my kujtua nje shprehje e pleqve te fshatit tim te lindjes se “ Chini machini ( keshtu e quanin ata Kinen ne fillimet e viteve 60 kur kam qene 6-7 vjec ) do ta sundoje Boten “.
    Kete me perforcoi edhe nje inxhinjer jordanez i fede katolike, i shkolluar ne Harvard pardje ne tren kur me tha se nje gje e tille eshte e shkruar edhe ne Kuran .
    – Na e rrasi keq, i thote Ramizi Keshilltarit te tij per Diplomacine Prof. Sofokli Lazrit qe iu pergjigj flake per flake
    – Ia kemi rrase vetes Ramiz !
    Sigurisht pasi me keshilloj qe te mos ia perktheja mysafirit nga larg.

    Mesimi gjenial i Xhon Kenedit !

    Jo vetem per ty Z. Belortaja per cdo shqiptar e amerikan, per cdo evropian e kinez, per cdo qenie me aresye ne Bote eshte mesimi universal i Ish- Presidentit historik e tragjik ametikan Xhon Kenedi:
    “ Mos prisni cfare do te beje shteti per ju por shihni cfare ju mund te beni per shtetin tuaj “
    E shteti jot e i cdo shqiptari nga shtetesia e kombesia eshte Shqiperia dhe jo LSI -a, as PS-ja, as PD-ja e dhjetra ne mos qindra particka.
    Fjala parti do te thote pjesez, pjese, cope.
    Shqiperia eshte e tera dhe qendron mbi cdo e te gjitha partite aq me teper kur me shume se gjysma e popullsise se Shqiperise jo vetem nuk jane pjese e ketyre pjesezave po as nuk votojne fare.
    Ndaj nese nuk je i kenaqur me shtetin qe perfaqeson ne shtetin qe me se shumti e ka ndihmuar ekonomikisht, financiarisht dhe ushtarakisht deri sot, mbi 16 miliarde dollare per 15 vjet ( 1960-1974 ) atehere bej nje kerkese ish- kryetarit te Partise tende sot President i Shqiperise qe te te ktheje ne krye te marredhenieve me jashte te LSI-se ose puno dhe merito cdo nderim ose dekorate edhe te shtetit qe perfaqeson ne Pekin.
    Por te perdoresh gjuhen fyese per Atdheun tend eshte nje turp per ty jo per Shqiperine qe nuk te ka asnje borxh as ty as LSI-se …
    Krejt e kunderta borxhet tuaja ndaj Shqiperise e shqiptareve jane sa maja e Tomorrit, Taraboshit dhe Korabit te marre se bashku +
    Dhe se fundi nis harro filozofine mijera vjecare kineze:
    Deliri i madheshtise eshte preludi i marrezise !

    1. Floriri i vjedhur ne tunelin e Kerrabes says:

      Ja the, po kujt ja the, ate degjoj? Nuk besoj nuk e lene tringellimat e lingotave te floririt te degjojne ate qe i the.

  14. H says:

    Si nuk të vlersojmë ? Ju kemi dhënë çmimin ndërkombëtar si “Hajdutët më të mëdhej”

  15. Ishte nje propozim says:

    Mduket se ka fut duart tek arka e finaces se ambasades dhe e ka bo lesheli duke i harxhuar per dreka dhe darka neper hotelet luksoze……..Ministria e Jashtme urgjentisht duhet ti boj nje vetting
    Financiar kesaj ambasade se ka per te zbuluar Ali Baben me dyzet hajdute

  16. Lesh e lija dekorohet says:

    O kopil I lesh e lise Po cfar vlersimi kerkon me teper
    Apo do qe te ishe presidenti i dyte mbas sumes se likes qe te na shisni dhe ndertesen e President lesh e lise
    Kthehu ne Shqiperi se do te japim dekorata per mega plackitjet e lesh e lise

  17. LSI says:

    Kta te LSI e konsiderojne prone private postet qeveritare …harron diteziu per cfare eshte ambasador se trainimin e ka bere ndryshe te Likja.

  18. Artur Benja says:

    O njerez, a jeni ne vete. Selim Belortaja eshte nje intelektual me vlera te njohura. Pse thote nje te vertete e ti suleni me kuc e me mac? Lereni mllefin dhe kthejuni po ketij njeriu, i cili kudo ku ka qene, ka lene gjurme te pashlyeshme ne dobi te vendit. Te njohesh ate, je me fat, sepse pedagogu i fakultetit ekonomik, drejtues ne institucione, diplomat mendjeplote e mendjekthjellet, ka cte ofron dhe ke cfare meson prej tij. Mediokriteti, poshtersite, jane armiqte me te papajtueshem te tij. Cope- kjo eshte motoja e tij, per te ti thene te vertetat ne sy, pa lule e qendisma. Une, si ish student i tij dhe me vone koleg, do tu sugjeroj juve, qe pavarsisht nga gjuha qe perdorni, kthejuni cv-se se tij, punes konkrete dhe me siguri do te skuqeni e do te provoni ndjesen ndaj tij. Do te mjaftonte edhe kjo, pavaresisht pacavureve te hedhura mbi te.

    1. Alban Dega says:

      Shkurt e bukur

      “ AMBASADORET E LIBRAVE TE VET … “

      … dhe mesimi i Napoleon Bonopartit

      Situatat te bejne hero !
      Situatat te bejne edhe tradhetar !

      Keshtu ndodhi edhe ne nje ushtar te Napoleon Bonopartit.
      Pasi u vrane krejt zixhiri komandues e nje prej divizioneve te tij, komanden e merr nje ushtar i thjeshte qe coi ne fitore te madhe ne fushe e betejes .
      Sapo e mori vesh gjenerali legjendar franceze shpalli hero.
      Pas pak kohe merr vesh se ai ishte i rekrutuar dhe promovuar nga armiqte e tij per te marre kontrollin e krejt ushtrise.
      Pa humbur asnje cast e deklaroi tradhetar dhe urdheron ekzekutimin e tij…
      Po aq sa ju nxenesi i Selimit edhe une kam pasur vleresimin maksimal per pergatitjen e tij intelektuale dhe disa analizat fantastike te tij .
      Po politika e nje shteti ka dy shtylla kryesore politiken e brendshme qeverisjen e vendit dhe politiken e jashteme, diplomacine ne sherbim dhe mbeshtetje te se pares.
      Pararoja e saj jane ambasadoret e jashtezakonshem e fuqiplote te shtetit ne shtetet e tjera. Qe nje ambasador te vleresoje vendin ku eshte akredituar eshte gje krejt normale dhe detyre e tij funksionale.
      Por qe nje ceremoni nderimi e vleresimi per ambasadorin e Shqiperise te fyesh, te poshterosh shtetin qe te ka dhene vkeresimin e nderimin maksimal bashke me titullin Ambasador i ketij shteti eshte skandal i mirefillte diplomatik, kushdo qofte ai.
      As Selim Belortaja, askush nuk ben perjashtim nga ky rregull.
      Nese nuk je dakord me qeverine, shtetin qeverine qe petfaqeson atehere jep doreheqjen e parevokueshme dhe kritiko, denonco cfare ti mendon se nuk shkon me politiken e vendit tend por jo duke pase titullin Ambasador i Republikes se Shqiperise te sulmosh ate!
      Eshte jo vetem dhunim etike por edhe shperdorim flagrant detyre, krim qe denohet nga ligjet e shtetit qe i perket !
      Por sic e ka thene Sami Frasheri I madh “ Cdo shqiptari I duket vetme perkryer… Mjafton qe te degjoje nga goja e tjetrit vetem 5 oer qind te asaj cka ai mendon per vete dhe eshte i kenaqur “!
      Vetekenaqesia, deliri i madheshtise, paranoja e gjithckaditesit nuk jane merita as intelektualizem, as mencuri. Jane te meta, vese, dobesi !
      Deliri i madheshtise eshte preludi, pararendesi i marrezise !
      Nese kini dyshim per kete merrni stermundimin te lexoni kujtimet dhe kritikat e disa ish ambasadoreve te ish- diktatures dhe te demokratures ne libra superluksoze…
      Kur analizon bemat e tyre te stisura, te sajuara te petcudnuara baballaret e politikes dhe diplomacise boterore si Churchilli, Henri Kisinger, Molotovi, Ten Hsiao Pini, Richard Hollbruk…. te duken si milingona.
      Ndaj jo rastesisht i kam quajtur keta “ superdiplomate” shqiptare” Ambasadoret e Librave te Vet “ jo te Shqiperise ! Ata nuk jane nga ky planet … Jane jashtetokesore !
      Ishin aq pa dinjitet sa nuk ngronin qe edhe mua nje perkthyes, dhe gazetar per problemet e Kosoves dhe ish- Jugosllavise me tre turne ne ATSH, te me luteshin ti thoja nje fjale te mire per ta Sofokli Lazrit, keshilltarit per politiken e jashteme te Ramiz Alise sikur une te ishja keshilltari apo detektivi i keshilltarit e jo nje “ terxhuman” sic me pat thene vet !
      E di se une te coj ne Lekbibaj te Tropojes me nje maje gishti, me pat kercenuar ne avion duke u kthyer nga Meksika vetem se kundershtova perkthimin e “ Cimimit Nderkombetar per Ushqimin “ qe nuk ishte perkthim i sakte pasi realusht ishte vetem per Dritherat e Bukes, grure, miser!
      “ Mos se me fike, i pergjigjem. Ti nuk e di cfare bukurish natyrore ka kjo krahine…. perrallore… Njemije here me bukur se Vunoi jot ku shkon cdo jave … E kam hallin se njerezit do te bejne hajgare me kete titull se diten qe u nisem per ketu edhe gruaja jote doli me shishet e qumeshtit ne oren pese e gjysem te mengjezit duke u lutur qe te mos mbarohet para se ti vinte radha, sic me ka ndodhur edhe mua me dhjetra here.. “
      Ashtu ndodhi. ai titull qesharak u be burim barcaletash jo vetem ne Shkodren e Fierin e tyre por ne mbare vendin !
      Besoj se edhe librat e ambasadoreve te librave te vet jane burim hajgaresh. Jo te gjithe por te disa prej tyre me siguri!
      Ndaj nuk mund te hesht ja ad ndaj Hages se nje intelektuali si Selim Belortaja qe foli me teper si ambasador i Mona Cizmes dhe Petrit Shkolleperlumit dhe jo si Ambasador i Shqiperise dhe perfaqesues I Presidentit dhe Qeverise shqiptare ne Pekin !

  19. Artur Benja says:

    Te nderuar,
    Botojeni komentin tim, derguar disa ore me pare per shkrimin: Ambasadori i LSI merr cmim ne Pekin…
    Artur Benja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje