Si e ktheu Frrokaj në pemtore shkëmbin dhe ranishten, zyrtarët fajësojnë njëri-tjetrin

21 Mars 2018, 08:31Politika TEMA

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, dyshohet se me firmën e tij ka miratuar rreth 13 praktika dërguar hipotekës së Lezhës, duke i ndryshuar zërin kadastral disa pasurive në bregdet, pasuri këto që më pas janë rregjistruar në hipotekë, në emër të personave të ndryshëm.

Një nga rastet ku kryebashkiaku Frrokaj dyshohet se ka abuzuar me detyrën është rasti i rregjistrimit të disa pasurive në emër të shtetasit Zef Gjini,i cili është paraqitur në hipotekë në datën 10 prill 2017.

Në vijim të kësaj praktike regjistrimi, nga ana e hipotekës Lezhë, me shkresën nr.2104/1 prot, datë 19 prill 2017, i është kërkuar Bashkisë Lezhë konfirmim i dokumentacionit të paraqitur nga Komuna Shengjin, pasi gjatë procesit të shqyrtimit të dokumentacionit për regjistrim është evidentuar se AMTP me nr.5594, datë 26 shtator 2003, në emër të Zef Gjini, nuk është administruar më parë nga kjo zyrë.

Po ashtu nga shqyrtimi i dokumentacionit ka rezultuar pasuritë që kërkonte të hipotekonte ky person, ishin pyll, rranishtë dhe shkëmb, dhe ishin në pronësi të shtetit.

Mirëpo në përgjigje të kërkesës për konfirmim të hipotekës Lezhë,nga Bashkia Lezhë, me shkresën nr.3092/1 prot, datë 6 qershor 2017, e nënshkruar dhe vulosur nga kryetari Fran Frrokaj, është konfirmuar se lloji i pesë pasurive që kërkohej të hipotekohej është tokë pemtore, shkruan Shqiptarja.com.

Nga hetimet paraprake të zhvilluara prej organit të akuzës ka rezultuar se parcelat e pronave objekt hetimi në zonën kadastrale Nr.2568 (Mali i Rencit) dhe në zonën kadastrale Nr.2569 (Mali i Shengjinit), janë terrene pyll me pisha si dhe rërë. Duke ju referuar fakteve të lartcituara në lidhje me pronat objekt hetimi sipas organit të prokurorisë ka dyshime të arsyeshme se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurave të tjetërsimit të këtyre pronave nga institucionet dhe përfaqësuesit e tyre zyrtare.

Gjithashtu sipas organit të akuzës parcelat e lartpërmendura rezultojnë me status formal në ZVRPP Lezhë “tokë pemtore”, të ndara në dhjetëra pasuri të trajtuara individëve të ndryshëm të pajisur me AMTP në kundershtim me ligjin, për persona që nuk janë banorë të kësaj zone dhe të pashoqëruara me dokumentacion ligjor deri në regjistrimin pranë ZVRPP Lezhë. Në pjesën më të madhe të tyre këto parcela rezultojnë të tjetërsuara nga të tretë nëpërmjet shit-blerjeve të ndryshme.

Sipas organit të akuzës tashmë është i provuar një mekanizëm në shkelje të procedurave ligjore të tjetërsimit të këtyre pronave nëpërmjet parashtrimit të rrethanave të rreme në dokumenta të falsifikuara, administrimit të dokumenteve me rrethana te rreme në praktikat e pajisjes me AMTP deri në regjistrimin e tyre në ZVRPP Lezhë.

 

1 komente në “Si e ktheu Frrokaj në pemtore shkëmbin dhe ranishten, zyrtarët fajësojnë njëri-tjetrin”

  1. Viro says:

    Duket qe Jane hajdut se nuk dine c’te thone. Ka bere tere ato marifete per te mare pronen e tjetrit dhe nuk mban mend asgje, as si e ka mare token, as ku bie dhe as kujt ja ka shitur. Kjo fare e keqe zaptoi fushat e Tiranes dhe bregdetin. Shkerdheuani nenen dhe baben te gjithve. Preuni duart, meruni tokat, po dhe shtepite nese i kane shitur tokat. Rrasi ne burg qe te mesojne se gjeja e tjetrit nuk meret e te kuptojne c’eshte trashegimtari dhe pronari I vertet. Kjo fare e keqe qe zaptoi fushat e Tiranes dhe bregdetin duhet te zhduket pergjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje