Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan paraditen e sotme në Trebes, në jugperëndim të Francës. Një person ka qëlluar në drejtim të dy agjentëve të policisë, ndërsa më pas është futur në një supermarket, ku ka marrë peng klientët.
“Jam i ISIS-it”, ka deklaruar ai. Mediat raportojnë se dy prej punonjësve të supermarketit “Super U” janë vrarë dhe disa janë plagosur. Lajmin për ekzekutimin e një prej pengjeve e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku Eric Menassi, për mediat franceze.
Sipas tij, pengjet kanë dalë nga supermarketi, ndërsa pengmarrësi ka mbetur brenda vetëm me një zyrtar të xhandarmërisë franceze, që rastësisht ishte i pranishëm në momentin kur nisi pengmarrja. Ka raportime se pengmarrësi kërkon lirimin e autorit të sulmeve terroriste të nëntorit 2015, Salah Adeslam.
Mediat raportojnë se para se të hynte në supermarket, pengmarrësi ka thirrur “”Allah Akbar” dhe ka thënë se do të hakmerret për Sirinë. Dëshmitarët e përshkruan si të armatosur dhe me disa bomba në duar.
“Të gjitha informacionet që kemi deri tani të bëjnë të mendosh për një akt terrorist”, tha kryeministri Edouard Philippe, në një prononcim për mediat.
I ndodhur në një vizitë në Mulhouse, Philippe njoftoi se do të kthehet urgjentisht në Paris për të ndjekur situatën nga afër.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes pritet mbërritja e ministrit të Brendshëm, Gérard Collomb.
Kryeministri Philippe konfirmoi se i plagosur është edhe një oficer policie, i cili është qëlluar jashtë supermarketit.
Ndërkohë, Presidenti Emmanuel Macron, i cili aktualisht ndodhet në Bruksel për një samit të BE-së, po informohet minutë pas minute në lidhje me ngjarjen. (TemA TV)
Rreth 2 jave perpiqen te ndezin nje flake te re. Ate qe quhet sulmi kimik i Rusise ndaj Anglise. Dje edhe kejo gazete tha qe May vajti ne parlamentin Evropian per mbeshteje kurse sot s’na tha cfare mbeshteje mori. Duket se shumica e Evropes i tha May ta lere Evropen rehat me provokime te kota. Por nje provokim qe sdo vdesi me lehtesi jane sulmet terrorriste ne Evrope. Ne te gjitha sulmet perdoret e njejta metode; sigurisht jane mislimane por te gjithe bertasian Allah Akbar, te gjithe kane pashaportat gati dnth dihet kush jane dhe sigurisht te gjithe vriten. Pra asnje s’kapet i gjalle. Cudi?. Kur eshte loje gjerat perseriten ne menyre identike. Ngs Google emrin Richard Gudjahr do shikosh se si ky njeri me fat fotografoi 2 sulme te tilla me celular. Ne Nice dhe Munih. Por kur studion me shume kupton qe ky eshte agjent i Mosad. Tani mendja fillon dhe punon. Por kur perseri studion Operacionin Gladio atehere njohurite mbi akte te tilla terrorriste shtohen. Dhe me pas pothuaj se e di kush i organizon keto sulme.