Kategoria Parë/ Tirana fiton pa probleme ndaj Apolonisë

28 Mars 2018, 16:14Sport TEMA
Kategoria Parë/ Tirana fiton pa probleme ndaj Apolonisë

Skuadra e Tiranës ka marrë një fitore të lehtë në sfidën e parapambetur të javës së 21-të të Kategorisë së Parë.

Skuadra e drejtuar nga ana e trajnerit, Ze Maria, ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 në stadiumin “Selman Stermasi” kundër Apolonisë që renditet në vendin e tretë në rendijte.

Një 90 minutash i dominuar totalisht nga ana e 24-herë kampionëve të vendit të cilët vijojnë të qetë kreysimin  e tabelës.

Autorët e golave për Tiranën në këtë takim u shënuan nga ana e Grecës dhe talentit Muci të cilët shënuan nga një dopietë dhe kapitenit të skuadrës Erando Karabecit, ndërsa goli i nderit për fierakët u realizua nga ana e Amarildo Dimos.

Me këtë sukses tashmë Tiranë është shumë pranë ngjitjes në Kategorinë Superiore duke kryesuar me 31 pikë duke qenë 7 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Bylysi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje