Lame: Ligji për pronat degradoi, blu e kuq kanë grabitur pronat bregdetare, abuzime të shumta me 7501-in

28 Mars 2018, 14:30Sociale TEMA

Kryetari i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, ALUIZNI, Artan Lame, deklaroi sot se i gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar.

Në një konferencë për shtyp, Lame tha se në këto 27 vjet i gjithë bregdeti i jugut nuk është regjistruar qëllimisht, në mënyrë që të “shqyhet” se hajdutëria s’ka parti, pasi blu e kuq kanë abuzuar.

Sipas tij, ligji për pronat degradoi pas vitit 2000, ku u nda toka që ishte për t’u ndarë dhe mbeti pjesa tjetër.

“Ligji për pronat degradoi dhe u kthye në një proces degradues pas vitit 2000, sepse u nda toka që ishte për t’u ndarë dhe mbeti toka që nuk ishte për t’u ndarë. Gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar. Zona e Velipojës, bregdeti i Lezhës, Gjiri i Lalzit, zona e Kavajës janë zona të pa hedhura në sistemin e Hipotekave. Një pjesë e madhe e vijës bregdetare po ashtu rezulton e paregjistruar. Janë bërë abuzime me ligjin 7501, zonat janë ndarë si toka bujqësore, kur ajo është tokë bregdetare”, theksoi Lame.

Kreu i ALUIZNI-t u shpreh se “në vitin 2008, qeveria bëri kontrolle për dhënien e ATMP, në kundërshtim me ligjin qeveria vazhdoi të japë ATMP edhe pas pezullimit. Pa bërë ndarje, hajdutëria nuk ka parti, blu apo të kuq. Në Vlorë ka një tjetër veçanti. Vija bregdetare është e paregjistruar. Këtu ka ndodhur fenomeni i regjistrimeve të veçanta. Janë 450 regjistrime të veçanta dhe 450 gjyqe të veçanta”

“Në Vlorë vetë qyteti nuk është dixhitalizuar. Në zonën e Orikumit ka një pjesë të regjistruar, pastaj Karaburun e tatëpjetë është jashtë sistemit.

Në Porto Palermo ka dy zona të hedhura dhe pastaj përsëri janë të pahedhura duke përfshirë edhe Sarandën.

Ka qenë mënyra për ta lënë jashtë sistemit dhe për ta shqyer pronën si kanë mundur dhe dashur në të gjitha këto vite.

. Në vitin 2008, qeveria bëri kontrolle për dhënien e ATMP, në kundërshtim me ligjin qeveria vazhdoi të japë ATMP edhe pas pezullimit.

Pa bërë ndarje, hajdutëria nuk ka parti, blu apo të kuq. Në Vlorë ka një tjetër veçanti. Vija bregdetare është e paregjistruar. Këtu ka ndodhur fenomeni i regjistrimeve të veçanta.

Janë 450 regjistrime të veçanta dhe 450 gjyqe të veçanta. Së shpejti, do të nisin kontrollet në Sarandë dhe Durrës”– tha Lame.

10 komente në “Lame: Ligji për pronat degradoi, blu e kuq kanë grabitur pronat bregdetare, abuzime të shumta me 7501-in”

  1. luli says:

    Blute dhe te kuqte dhe te murrmit pasi zbriten nga malet si cakenjte u versulen dhe rrembyen pronat e te tjereve. Dhe tani pa u skuqur apo zverdhur dalin ne tv. qeveritaret apo deputetet dhe sikur nuk ka ndodhur asnje gje.Per mendimin tim meqenese jane te pa regjistruara keto prona te rivleresohen dhe te kompesohen pronaret e vertete. Te gjithe ata qe kane fallsifikuar dokumentat te shkojne ne burg dhe sekuestrim pasurie.

  2. mirel says:

    Jepi vella. Te rroje Ramuti. Tani pezulloi fare dhe kthimin e prones te pronari, per perdorim per investime strategjike ore.
    Strategjike nuk ishte bunkeri, jane pallatet e Ramutit. Jane vjedhjet strategjike te Partise.
    Kuq e blu njelloj. Nje Bashe andej baraz me nje Ahmet ketej..nhe plere andej e nje Hysen ketej..
    Popull legen.

  3. Klimax says:

    Sot u kujtuat, mbas 27 vitesh???!!! Sigurisht qe hajduteria s’ka parti, por kjo hajduteri me te babeziturit e salistanit, metastanit, edistanit, nanostanit, bashastanit, etj, etj ka vjedhur pronat ne emer te “patriotizmit”. Propaganda nacional-shoviniste dhe anti-greke e tyre dhe e shtypit shqiptar jo vetem qe lehtesonte vjedhjen e pronave, por i bente te “ligjshme” ato me “duartrokitjet” e turmave te shoqerise shqiptare!!!

  4. Jak Boston says:

    Faleminderit zoteri Lame.
    Me ne fund e the te verteten.
    Tani ceshtja eshte qe meqe i paskeni evidentuar te gjitha keto shkelje, pse smerrni masa?
    Masat duhet te jene sekuestrime te pasurive dhe llogarive bankare plus denoncime per fallsifikime dokumentacionesh dhe tjetersim dhe pervetesim prone ne menyre te paligjeshme.
    Gjithashtu te gjithe firmetaret e ketyre dokumenteve abuzive te denoncohen per korrupsion, fallsifikime dhe tjetersime pronash per aresye perfitimi.
    Vetem evidentimi pa u pasur me ndjekje penale nga organi i akuzes qe eshte prokuroria, eshte nje vrime ne uje, njelloj si qytetari dixhital i Berishes.
    Sa me shpejt ta mesoni se kapitalizmi fillon nga prona aq me mire ju ben per shendetin dhe per shtetin qe duhet te kemi, por qe pas gjashte vite ne pushtet edhe ju sdoni ta beni, pasi jeni te gjithe anetare te bandes hajduto-kriminelo-tradhetare.

  5. Jak Boston says:

    Faleminderit zoteri Lame.
    Me ne fund e the te verteten.
    Tani ceshtja eshte qe meqe i paskeni evidentuar te gjitha keto shkelje, pse smerrni masa?
    Masat duhet te jene sekuestrime te pasurive dhe llogarive bankare plus denoncime per fallsifikime dokumentacionesh dhe tjetersim dhe pervetesim prone ne menyre te paligjeshme.
    Gjithashtu te gjithe firmetaret e ketyre dokumenteve abuzive te denoncohen per korrupsion, fallsifikime dhe tjetersime pronash per aresye perfitimi.
    Vetem evidentimi pa u pasur me ndjekje penale nga organi i akuzes qe eshte prokuroria, eshte nje vrime ne uje, njelloj si qytetari apo fshatari dixhital i Berishes.
    Sa me shpejt ta mesoni se kapitalizmi fillon nga prona aq me mire ju ben per shendetin dhe per shtetin qe duhet te kemi, por qe pas gjashte vite ne pushtet edhe ju sdoni ta beni, pasi jeni te gjithe anetare te bandes hajduto-kriminelo-tradhetare.

  6. Po qe se nuk revokohet zbatimi i Ligjit 7501,haroje ekonomine e tregut e se Shqiperia mund te zhvillohet, Ky ligj mbahet ne fuqi nga hajdutet dhe grabitesit pushtetare…….´qe vajtojne se revokimi futa ne sherr fshataret´….

  7. Ana says:

    Procesi duhet te filloj nga moment I i shtetezimit dmth te kthehen pronat te pronaret e ligjshem ne baze te documentave te regjistruara ne momentin e dorezimit dhe cfare mbetet eshte prone shtetrore.Ne se vertet ekziston deshira per te bere shtet eshte menyra me e lehte pa u marre me perndjekjen e dokumentave fallco apo evidentimit te ligjit kriminal berishian me tecilin u demtua ekonomia e tregut,vet shteti e se fundi qeliza fillestare e shoqerise-famililja- ne funksion te pasurimin te e pa ligjshem nepermjet dhunes te banditeve qeveritar.

  8. sapa says:

    Tani u kujtuat ju plehra pas pese vjetesh?dhe shprehni keqardhjen!

  9. zgalem says:

    Z. lame ,
    Mund t’i vjedhesh tjetrin lopen , kalin , parate , por vjedhja e tokes nuk eshte e njohur ne kanunoret boterore.
    Ligji 7501 nuk degradoi , sic shpreheni ju . Ai lindi I degraduar , sepse nuk klasifikoi tokat , sipas pronesise socialiste , qe ishin toka shteterore dhe kooperativiste . Ai palo ligj , i emertoi toka bujqesore , qe ju ndaheshin fshatareve , nje lloj reforme agrare , por reforma agrare ishte me korrekte , sepse ja jepte token atij , qe e punonte . Cpronesoi vetem latifondistet , tokat e tyre u shtetezuan . Pra ajo reforme pati klasifikuar dy extremet e pronesise . Po qe se nuk do te kishte ndodhur kooperativizmi , vecanerisht ai extrem , reforma kishte impakt pozitiv ne jeten ekonomike te vendit te dale nga lufta dhe me plot problema sociale . Ishte shume me e studjuar se kjo tona .
    Ligji juaj , zoti Lame , as nuk mori parasysh , qe toka shqiptare , per 50 vjet ishte dyfishuar dhe gjysma e ketij dyfishimi , kishte dale nga kenetat dhe nga shtetezimet e ish latifondisteve . Keto anashkalime te ligjit , paten qellim qe te krijohej kjo vjedhje e dokumentuar , qe besoj do te mund te cmontohet , per aq sa eshte e mundur , po qe se keni vullnetin e duhur . Kete mundesi ju e kini , sepse si qeverri nuk jini hartus dhe as zbatus te atij ligji katastrofal . Kam besim se do te mund te sukestroni pjesen me te madhe te ish tokes shteterore , qofte te kthyer dhe ne truall. Nje fond toke shteterore i shtetezuar , krijon mundesi te nje ribonifikimi , qe eshte nga urgjencat me te medha , per token bregdetare . Behuni krijus , per te cpleksur , kete mish- mash , qe kane krijuar qellimisht para ardhesit tuaj , qe une nuk kam te drejt t’i etiketoj ; drejtesia e vertete do ta thote fjalen e saj , per kete problem madhor , qe ishte specifik , per Shqiperine . Homologet nuk kane pasur toke te perfituar nga kenetat . Zgalem

  10. Alban Hamzai says:

    Ne listat e hartuara nga Komitetet e Fshatareve te Varfer ,ngritur ne v.1945-1946 nga regjimi komunist per kryerjen e reformes agrare komuniste ,nuk figuron asnje familje jo himariote qe te ishte pronare tokash e trojesh ne Himare .Pra pronare te vetem te tokave e trojeve ne Himare ishin himariotet dhe vetem himariotet. Te gjithe jo himariotet qe kane vjedhur sot toka e troje ne Himare jane kusare qe duhet te denohen (ashtu si duhet te denohen kudo ne Shqiperi).Po kush ti denoje ? Ata qe kane qene e qe jane ne krye te shtetit(ekzekutivit ,legjislativit e gjyqesorit) jane kryekusaret .Ju lutem shume botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje