Lulzim Basha iu përgjigj në Kuvend Edi Ramës, për taksën e vendosur për të kaluar “Rrugën e Kombit”.
Basha thotë se kjo është një vjedhje e madhe, pasi shqiptarët në fakt paguajnë një taksë të madhe për rrugën, në karburant.
“Sa erdhe, ua rrite taksën në karburant shqiptarëve nga dy herë me 100 lekë.
Shqiptarët paguajnë sot 240 lekë për çdo litër karburant.
Tani na vendos dhe taksë shtesë për të kaluar rrugët.
Iu merr shqiptarëve të paktën 120 mln dollarë, deri në 240 mln dollarë në vit, vetëm nga taksa që iu mban në karburant”, tha Basha, sipas të cilit, Ramën e gënjejnë ministrat dhe këshilltarët për taksat e vendosura.
“Bjeru kokës me shpulla atij që të gënjen”, tha Basha.
Ai u shpreh se është krenar që punoi për ndërtimin e “Rrugës së Kombit”.
“Ti je xheloz, të shkëlqejnë xixa sytë nga xhelozia”, i tha ai Ramës.
“Po na thuaj pak o llapaqëni batutave me këtë sistem që ke shpikur tani pse paguajnë dhe taksapguesit dhe përdoruesit, pse vazhdon tu marrësh shqiptarëve 240 lekë për litër karburanti dhe pastaj u vendos dhe tarifë për rrugët në të cilat udhëtojnë. Sapo e the vetë? O njera, o tjetra.
Duhet të ulje kokën ose ti kërcisje ndonjë shpullë atij që të gënjen, mësuesit të anglishtes (për minsitrin Arben Ahmetaj).
Taksën e qarkullimit e kishe 7 lekë për litër, e ke bërë 24 lekë për litër, vetëm me taksën e rritur ta quajmë “taksën Rama” t’i u merr shqiptarëve, po të marrim një llogari minimale të konsumit 120 milionë dollarë në vit vetëm me taksën e rritur.
Ngërdheshu se ske çbën ose do marrësh me dru atë që ke në të majtë. Pse nuk të mjaftojnë këto ty të paguash mirëmbajtjen e rrugës?
Çfarë bën ti me 120 milionë dollarë që i mbledh në ermë të mirëmbajtjes së rrugës.
Ti këto para i bën rrush e kumbulla, ti rroga nuk ke rritur pensione nuk e rritur, nuk ke bërë një metër rrugë.
Di vetëm të taksosh, nuk di të ndërtosh dhe në 1 prill është e vërteta jote Edi Rama, e TVSH për bizneset e vogla, shumëfishimit të taksës së pronës, ti je taksidari i kombit po nuk ke ndërtuar asnjë projekt”, tha Basha.
Ai u shpreh dhe kundër skemës për banorët e zonës:
“Ti do vendosësh kuotën sa kuksianë, tropojanë e shkodranë, ti do i thuash deri kaq, se më shumë nuk lejoni? Siç do bëje kur ishe kryetar bashkie derën te Zogu Zi të mos hynin pa paguar. Po këtë çmenduri ku e ke dëgjuar?”.
(TemA)
Ti i grabite 240 milione euro brenda dites ne rrugen e kombit. Shqiptaret kane kujtese shume te larte. Edhe per kete ke perfunduar ne fund te kazanit. Edi s’ ka pse te kete xhelozi. Ai ka tjetersuar tere Shqiperine qe ishte kthyer ne rrumpalle. Po rruget i ke pare qe ne vend te reklamave qe te mbysnin jane vendosur sinjalistika, mbrojtese etj … ?
Ja si tallin b y th en Palacot e Parlamentit me Edscobarin gamorin numer nja.
E degjova lulin duke numeruar disa shtete dhe tarifat e tuneleve,atje,me ra ne vesh kur tha se ne France tarifa e tunelit eshte 2 euro,kurse per ata qe kane kaluar ne tuneelt e Frances qe ku edhe une kalova vetem javen e kaluar per nje hyrje pagova 43.30 euro,pra vetem nje hyrje dhe diku 70 km rruge mbi 20 euro,prandaj luli te genjen edhe kur e pyet per oren ka thane jozefina,poashtu tuneli ne mal te zi vetem 2.5km paguhet tre euro,prandaj shko ne qerdhe lul dhe meso alfabetin dhe tabelen sepse 7 her 7 nuk bajne 42 lul.
O Johan, apo të quajnë Edi Rama ??
Lulka ka të drejtë !
Basha ka te drejte,Pse se fundosi Rama me gjithe ato vjedhje qe beri ,iku koha e bashes tani je ti kryeminister,cfare jane keto cmime?arben Ahmeti nuk mer vesh nga ekonomia,largoje sa me pare qe mos tju mar populli zvare
Ah more Luli ngele duke lehur kot. A I njeh vjdhjet e tua ne rrugen e kombit?Mjer Ti per mendjen qe ke per laraska.
RACISTI edi rama,STOP planification sekret de erdogan-turquie, pour turco islamo-salafismo-djihadisme de albanais et islamisme discret de l’Europe.
sa ka hapur gojen rama sa nje qorap e kuqe,dhe qesh me 613 kg investime te tij nga Kolumbia.