Avokati Shehu: Gjykata faktoi manipulimet e FSHF-së, do ketë sërish zgjedhje

1 Prill 2018, 13:31Sport TEMA

Gjykata e Tiranës vendosi që të mos njoh zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit për shkak të mungesës së dokumentacioneve.

Në një prononcim për Report TV, avokati Fation Shehu tregon prapaskenat që sollën këtë vendim të Gjykatës.

Sipas tij FSHF-ja tentoi që të manipulonte opinionin publik për qëndrimin e saj, pasi ka pasur të gjithë kohën  e mjaftueshme për të plotësuar dokumentacionet.

“Në datën 13 mars gjykata u ka dhënë kohë  deri ne datën 26 mars që të plotësojnë dokumentacionet e munguara, një pjese e dokumentacioneve të munguara ishin: kush janë anëtarët që kanë votuar, subjektet a janë të regjistruara në QKB apo regjistër publik në gjykatë nëse do ishte shoqata, kur kanë marrë mandatet e tyre, dhe një serë dokumentesh ligjore që janë detyrim për tu plotësuar. Dhe nga data 13 mars është vendosur afati deri në 26 mars, pra kanë pasur mjaftueshëm kohë në dispozicion për të plotësuar këto dokumente nëse do ishin të ligjshme. Gjykata ka marrë një vendim dhe në vendimin e argumentuar të gjykatës thuhet se: konstatohet që votojnë subjekte anëtare që nuk vërtetohet që janë të regjistruara as në gjykatë dhe as në QKB”, tha Shehu.

Në vijim ai shtoi se pritet që shumë shpejt të ketë zgjedhje të reja për futbollin shqiptar.

“Po Ky vendim gjykate përshpejton gjyqin që kandidatura e Bashkim Fino i ka çuar në Castin e Lozanos, besoj se është një provë e cila përshpejton vendimin për të bërë rizgjedhje sërish  në futbollin shqiptar”, deklaroi avokati Fation Shehu.

Në zgjedhjet e datës 7 shkurt Armand Duka arriti që të fitojë për herë të pestë mandatin e tij në një proçes jo të barabartë pasi lista e votuesve ishte manipuluar prej tij, ku për disa klube votonin miqtë e tij nga Shijaku.

Por, me vendimin e fundit të Gjykatës të Tiranës, Armand Duka dhe antarët e Komitetit Ekzekutiv nuk e marrin dot mandatin, të cilët me manipulimet e tyre e kanë zhytur futbollin shqiptar në kaos. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje