Nuk jane dakord qe protesta qe nisi nga ana e qytetareve dhe bnoreve te zones se Kukesit per taksen e Rruges se Kombit te tjetersohet dhe te privatizohet nga politika.
Aktivistët të cilët “shkundën” edhe opozitën dhe e bënë të ndryshojë mendje për protestat, nuk do i bashkohen protestës së sotme e thirrjes për mosbindje civile.
Ishin pikërisht aktivistët si Alben Kola, Andi Tepelena, Brizida Gjikondi, Edvin Pacara ata të cilët inicuan protestën në Rrugën e Kombit kundër taksimit. Opozita me të parë “feedback-un” e kësaj proteste, vrapoi t’i bashkohej dhe gjatë rrugës u vodhi edhe kauzën.
Newsbomb.al i ka pyetur një nga një organizatorët nëse do marrin pjesë në protestën e opozitës dhe arsyen e vendimit të tyre, ata e kanë argumentuar si më poshtë:
Brizida Gjikondi: Nuk jam sot në mosbindjen civile të PD dhe LSI pasi jo vetëm që neveris klasën politike antikombëtare shqiptare, por mendoj, qe te treja ato bashkë me PS janë përgjegjeset kryesore per stadin anarkik dhe të prapambetur ku gjendet Shqipëria me prova jo me fjalë.
Me veprimet dhe mosveprimet e tyre këto forca kanë shitur, kanë shqyer dhe kanë turpëruar Shqipërine. Këto lloj mosbindjesh jane hipokrite, jane pa moral, pa shpirt ndaj jane te destinuara për të deshtuar. Serish vizioni dhe betejat e tyre sjellin pasoja regresive për vendin dhe Kombin. Është një shprehje e vjetër indiane, sa herë zihen elefantët, është bari ai që shtypet…
Andi Tepelena: Jo, opozita ka hapësirën e vet për ta bërë protestën në mënyrën e vet. Unë jam në opozitë me këtë qeveri, politikat e saj, arrogancën e vendimeve që merr pa u konsultuar pa bërë transparente, shumë vendime, siç qe dhe ai për Teatrin Kombëtar. Unë si aktivist, si njeri i lirë, kam qasjen time. Protestat nuk duhet t’i bëjë opozita por qytetarët si bashkim lirie. Unë e bëj në mënyrën time, si individ.
Edvin Pacara: Jo, sepse unë jam kombëtarist, atdhetar dhe opozita, PD-PS-LSI, janë partitë që e kanë cuar vendin ku jemi. Për mua s’ka ndryshim PD-PS-LSI. Unë duke qenë kuksian jam antikomunist, komunizmi na ka shkatërruar, na urrren… dhe të treja partitë janë bashkëfajtorë.
Alben Kola: Jo nuk do jem në protestë se kjo nuk është mënyra e duhur. Protestën në Rrugën e Kombit e kam organizuar unë, jo PD e LSI që po vjedh kauzat, protestat janë kur zgjohet shoqëria, protestat duan qytetarë.
Unë jam njeriu që mora lejen për protestën, i vura në dijeni dhe u bëra kërkesë policisë. Madje ftova një për një qytetarët të na bashkoheshin. Sot, kjo nuk eshtë protesta e njerëzve të lirë.
ckauze ka kjo mosbindje?ndiqni tv.ca deputete te pd te frustuar,ndonje kryetar bashkie(!?),ca njerez te veshur lluks,me canta e syze te shtrenjta,ca femra lluks duke bere selfi me miqte e tyre.duket sikur shkojne ne feste.dhe festa qendron ne bllokim rrugesh.njerez te kamur qe festojne kunder varferise,duke cenuar te drejtat e njeriut,lirine e levizjes .voltana ka lene punen,ka dale ne terren me gjithe punonjesit e bashkise,jo per te inspektuar gjendjen e kanaleve kulluese,por per te bllokuar rruget,qarkullimin e lire te banoreve?pse?sepse po u bllokuan rruget,u shtohet buka ne tavoline te varferve.voltanet me mosbindje per pagesat e ujit dhe sherbimeve,shton buxhetin e bashkise.dhe ne fund …ne foto,kujtim nga festa.ndiqn kronikat,do te ngeleni te lumturuar.
Ose jeni naivë, ose nuk keni akoma një vizion të qartë se çfarë kërkoni. Duhet ta dini shumë mirë se në Shqipëri, por edhe kudo në botë nuk ka një ndarjë të qartë midis shoqërisë civile dhe politikës. Një një formë apo një tjetër, të gjitha temat që ngre shoqëria civile kanë lidhje me tema që prekin edhe politikën. Në shumicën e rasteve këto përputhen me problemet që ngre, ose mer përsipër edhe opozita. Flas një opozitë serioze, jo si kjo shqiptarja. Prandaj, mos u ankoni që sapo dilni në rrugë për protesta, do t ju ngjiten si m.. në këpucë edhe bashibozhuket e BB-së, LESHELIS-së dhe shumë sharlatanë të tjerë të quajtur opozitarë. Që kur shumë përfqësues të shoqërisë civile (shoqëri civile i thënçin), u blenë dhe u manipuluan nga monstra antishqiptare Sali Berisha (Beriša), nuk ju merr njeri seriozish.
Ju jeni ca Shkerdhata që Po Ju Perdor Monika,dhe tall Siden AIDS me Ju, perveç Brizida Gjikondit dhe Alben Koles qe Arsyetimi me pelqen.
Ju lumte djema per deklaratat publike … sikur te ishit deklaruar para se te digjen sportelet sepse ju moren ne qafe tradhetaret e kombit …duke u paguar nga Serbija disa shkerdhata nga ata jane me € plote xhepat por edhe te lire e disa nga ju kurbanet do te vuani burgun se jemi soj gjakenxehte e qe ndizemi shpejt …
Edhe ju po perdoreni nga luli e monika cizmja