EKSKLUZIVE: Si kanë përfituar bursa dhe sponsorizime mijëra dollarëshe nga Fonadacioni “Soros”, Basha, Aurela, Jamarbëri, Argita…

6 Prill 2018, 12:55Sociale TEMA
EKSKLUZIVE: Si kanë përfituar bursa dhe sponsorizime mijëra

Lulzim Basha, Aurela Basha, Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë përfituar ndër vite mijëra dollarë nga Fondacioni “Soros”.

Gazeta TemA ka siguruar dokumentat që e provojnë këtë gjë, nga arkivat e Fondacionit “Soros” në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare të librit të llogarive të këtij Fondacioni, Lulzim Basha dhe Aurela Basha kanë studiuar me paratë e Sorosit në Holandë.

Sponsorizimet

Prej disa kohësh, miliarderi Xhorxh Soros është shpallur zyrtarisht si armik i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ka pafund teori konspiracioni nga ana e PD-së zyrtare, në lidhje me këtë të fundit.

Dy nga njerëzit që e kanë sulmuar me emër dhe mbiemër Xhorxh Sorosin, janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ndërsa mediat e kontrolluara nga ta, kanë pothuajse çdo ditë nga një shkrim kundër tij.

Është ironike në fakt, pasi Xhorxh Soros, për vite me radhë i ka sponsorizuar personalisht ata.

Nga të dhënat që ka siguruar TemA, Fondacioni “Soros” në Shqipëri ka paguar për aktivitete ku kanë marrë pjesë Argita Berisha dhe Jambërbër Malltezi.

Këta të fundit kanë pasur një grup rinor me emrin “Perla”, bashkë me Eris Hoxhën nga PD, dhe kanë marrë fonde nga Fondacioni “Soros”.

Vetë Lulzim Basha, së bashku me të shoqen, kanë marrë bursa nga ky fondacion, për të studiuar në Holandë.

Të dhënat gjenden në librat e shpenzimeve të Fondacionit “Soros”, të cilat janë siguruar nga ana e gazetës TemA.

Gjithashtu, nga ky Fondacion kanë përfituar edhe sih-ministrat e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, por dhe Ivi Kaso, Arjan Madhi etj.

Më poshtë po paraqesim sponsorizimet e Fondacionit “Soros” për njerëzit e PD-së ndër vite.

TemA ka siguruar faturat e sponsorizimeve nga viti 1994 deri në vitin 2000, ndërkohë që ato kanë vijuar edhe në vitet e mëpasme.

Viti 1994

–          Tre anetare te Grupit te Rinise ‘Perla’, Jamarber Malltezi, Rezarta Mece dhe Argita Berisha moren pjese ne takimin e zhvilluar ne Werthein te Gjermanise ‘Rinia dhe Ambienti ne Europe’. Shuma e shpenzuar 2332 USD.

–          Klubi Studentor ‘Perla’ ne bashkepunim me Fondacionin Soros organizoi gjare korrikut Kursin e Trajnimit per Edukimin Ambjentalist dhe Konservimin e Natyres.

Kursi, i zhvilluar ne piken turistike te Dhermiut, ne bregdet vazhdoi per 8 dite dhe u ndoq nga 45 te rinj ambjentaliste.

Gjate diteve te aktivitetit te rinjte moren pjese ne shetitje turistike, ndoqen shfaqjen e videove te ndryshme me teme ekologjike.

Ishin me interes ëorkshopet “si te hartojme nje project- propozim per te marre fonde”, “Organizimi dhe administrimi i NGO-ve”. Pjesemarresit paten rastin te ndjekin edhe nje kurs kompjuterash.

Per kete aktivitet u shpenzua nje buxhet prej 7350 USD.

–          Nje iniciative e perbashket e Fondacionit Soros dhe e Gazetes Shqiptare, e titulluar “Plazhe te Pastra dhe te Ssigurta”, mblodhi ne mjediset e plazhit te Durresit rreth 50 te rinj te Klubit Studentor “Perla” dhe te Shoqeates “Ekologu i Ri”.

Nen pranine e nje numri te madh gazetaresh, te rinjte ekologe dhane shembullin se si duhen mirembajtur plazhet. Shuma e shpenzuar 380 USD.

Viti 1995

–          Common Scholarships with the University of Utrecht, Netherlands

Aurela Isufi- Tirane. Fine Arts and Human Schiences

Eris Hoxha- Tirane. Law

Anila Peri- Tirane. Political Geography

 Viti 1996

Programe Partneriteti- keto jane programe shpenzimet e te cilave ndahen midis OSFA dhe Universiteti perkates Universiteti i Utrechtit

Aurela Isufi

Eris Hoxha

Anila Peri

Lulzim Basha

Auron Cela

 Viti 1997- nuk kemi kopje te raportit Vjetor

 Viti 1998

Bursa te pjeseshme per studentet shqiptare qe studjojne ne Universitetin e Utrech-it, Hollande

1-      Aurela Isufi – Studime Universitare 7324 USD

2-      Eris Hoxha – Studime Universitare 7324 USD

3-      Lulzim Basha- Studime Universitare 7324 USD

4-      …..

Viti 1999 

Travel expences and partial scholarships for Albanian students ëho study at Ëestern Universities:

J.Malltezi University Studies/USA 1500 USD

Environmental Club ‘Perla’- Let’s knoë the coast and its treasures- 3870 USD

 Viti 2000

Shoqata ‘Perla”- Pjesemarrje e komunitetit ne nivel local- 4900 USD

Gënjeshtra publike e Bashës: S’kam marrë kurrë fonde nga Soros

Lulzim Basha ka gënjyer publikisht një vit më parë në emisionin “Opinion”, ndërsa kishte ngritur çadrën para Kryeministrisë.

Ai tha se nuk ka marrë asnjëherë ndonjë fond nga ana e Xhorxh Sorosit, gjë që rrëzohet nga të dhënat e siguruara nga TemA.

Ndërsa në një intervistë për Çim Pekë, i pyetur nga ky i fundit “a është Lulzim Basha i pavarur dhe i pakapur nga Xhorxh Sorosi”, Basha u shpreh:

“Sigurisht që po Çim Peka, aq sa je dhe ti, me sa të njoh”.

Ndërsa në intervistën për Breitbar News, Basha u shpreh se ai beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan.

Basha pohoi se mbështetja e tij për presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit:

“Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit”, tha ai.

Tani mbetet të shihet se çfarë do të thotë Lulzim Basha.

Se nuk mund të thotë dot më që s’ka marrë asnjë fond nga Sorosi.

Librat e llogarive thonë të kundërtën.

Jo vetëm ai, por dhe e shoqja kanë marrë bursa mijëra dollarëshe nga Sorosi, për të studiuar në Hollandë.

31 komente në “EKSKLUZIVE: Si kanë përfituar bursa dhe sponsorizime mijëra dollarëshe nga Fonadacioni “Soros”, Basha, Aurela, Jamarbëri, Argita…”

  1. skrapari says:

    NUk thone kot : ” Hodha lumin e dhjefsha kalin” Edhe keta keshtu e bejne . Kane mrre fonde nga SOROSI. e tani e shajne. Pastaj pse cuditeni !? Sa e sa njeres midid tyre edhe krimineli Sali Berisha , para viteve 1990 lavderonte e mburrej me foteto qe ka dal me femijet e Enverit. Tani i shan ? He a nuk eshte ky nje person qe te ha buken e te permbys kupen? Eh …. s’ke c’i ben? Mburej nje shoku im se ne shtepine e tij kishte qene Enveri , ishte komuniste 24 karatsh,por,por por, ja qe brenda nates ,na u be demokrat po 24 karatsh… C’ti besh ? Keshtu qenka kjo jallane….

    1. Eleina says:

      Zoti Basha eshte bere si mister Bini, ka pak lidhje ne fakt edhe ai anglez eshte su Sorosi.

    2. Tuku says:

      Po thome dhe po e bere shurren ne det, kripa ta sjell ne dere.

      1. Aleksander says:

        Ne gjelle …!

    3. ambra says:

      Thjesht pyes veten a u peshon ndopak ndergjegjia ketyre individeve tek shohin veten ne pasqyre. ????

  2. Pedro i ri says:

    Shume mire qe kane marre fonde.
    Por sh…sh…sh… Urte. Mos te bejne zhurme

  3. Zigur Qarri says:

    PD-ja ka perfituar nga Soros mijera Euro,ndersa Rama dhe Veliaj miliona.Kjo,
    sepse Fondacioni Soros,i jep prioritet socialisteve,te majteve(te majtes liberale,
    te mesme) dhe jo te djathteve.Por,meqe PD-ja nuk eshte as mish,as peshk,ka
    marre edhe ajo disa therrime,meqe ka kontribuar ne disa ligje leberale,ligje
    pro ideologjise se interesave te Soros.

    1. I djathti majtas dhe i majti djathtas says:

      Pse Pd eshte parti e djathte haahah me Saliun ne krye sekretarin e PPSH.

      1. Zigur Qarri says:

        Pikerisht,un kete kam sqaruar.Lexoje edhe nje here fjaline fundit!

  4. Cane says:

    Ore per cfare shkruani keshtu?Basha paska te drejte.Po pse perfitim e quani ju bursen 7000 dollare te mare nga sorra?Po Basha me aq dollare fshin bythen.Ose i ka sic kam une 50 lek te vjetra.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Lum si ti o zoti Cane
      se i paske një barrë mend
      asokohe me aq pare
      blihej një apartament.
      *
      Unë e di, se e kam jetuar
      po nuk di ku ti na ishe
      ato pare, për 100 vite
      nuk i bënte me bakshishe.
      *

    2. Vapa says:

      Po keto para i ka marre kur nuk kishte breke ne bythe ai.

  5. DETARI Atllantides? says:

    Mosmirenjohja ne gjuhen popullore perkthehet ; Bukshkalur ,bastard !.

  6. Dersniku says:

    Basha i ka teni ato dollare per te fahire bythen por atere i bene shume pune deri ardhi ketu.Po te mos ishte Argita ai pale ku do ishte.Nuk duhet share sorosi ai vetem ka ivestuar.Mos nisemi nga preferencat e presidentve te amerikes per Sorosin.Luli te mos ja hedhe poshte ndihmen sa do e vagel te jete por ai eshte legen tani eshte momenti te mbrohet vjedhja dhe duhet te levizi te gjithe guret qe te thuhet e shikon me arestuan se ishe kunder qeverise dhe ne krah te popullit pra luli nuk eshte budalla bashke me Sali kriminelin

  7. ERION FIKU says:

    E VËRTETA IME EKSKLUZIVE:
    Unë shita fiq MILIONA DOLLARË DHE STUDJOVA VITE ME RADHË NË AMERIKË.
    Unë shita fiq MILIONA DOLLARË DHE BËRA DASMËN NË KALANË E GJIROKASTRËS.
    Që këtej e tutje ndalohet çdo njëri që do të shesi ndonjë koqe fiku, SEPSE MË KONKURON MUA.

  8. po të majtët ku janë? says:

    Dmth e deklaruan hapur që Soros influencon politikën shqiptare prej 1995. Nuk merrni më mundimin ti quani teori kospiracioni, e deklaroni hapur.
    Nxorrët vetëm disa emra të djathtë se u janë kthyer kundër. Kush e di sa është lista mes të majtëve.
    Të shkretët ne në duart e kujt paskemi qenë dhe jemi akoma.

    1. Zigur Qarri says:

      Levizja”Mjaft”eshte investuar me miliona Euro nga Soros,llogaritur qe me pas do te katapultonte ne politike.
      Ne Gjeorgji quhej gjithashtu “Mjaft”(Kmara),organizata qe investohej nga Soros.

      1. Malo Kanina says:

        O Zigur vëllai, më thuaj të lutem, kush e ka ndaluar Bashën të bëjë miq nëpër botë, që ta ndihmojnë të gjejë rrugën për të ardhur në pushtet? Sepse, ju besoj se duhet ta keni të qartë që Bashës i duhen votat e shqiptarëve për të ardhur në pushtet, apo jo? Ty nuk të shqetëson fare fakti, që Basha dhe Berisha aludojnë hapur për të ardhur në pushtet me rrugë revolucionare? Kur dihet që kjo është një metodë e kapërcyer sot në botën e qytetëruar? Pastaj, ju besoj po ashtu e keni të qartë, që PD e Berishës e drejtuar nga manaxheri Basha, tregojnë hapur se nuk e kanë seriozisht as vetë me këtë qëndrim arkaik që po manifestojnë dhe se idiotësitë revolucionare nuk të çojnë askund në demokraci?

        1. Zigur Qarri says:

          Ashtu eshte si thua ti,por transparenca e donacioneve eshte e detyrueshme me ligj,
          fakt(per vetingun) qe deri tani,kan abuzuar te gjith.Pastaj,nje organizate private si ajo e Soros,
          nuk duhet te percaktoje kurre se kush duhet vije ne pushtet,kjo eshte e paakceptueshme.

  9. Albi says:

    E zbuluat dosjen e armiqve qe kane marre ca mijera dollare para 20 vjetesh….

  10. Bilbili Kukes says:

    Po qe puna per moral Lulezo luleza ime behet me katolik se papa, po harron qe vete ka qene i pari ne liste qe nga 99-ta ?

  11. Malo Kanina says:

    Çdo gjë është fare e thjeshtë. Askush se ka ndaluar PD-në dhe Bashën të triumfoj ideologjikisht dhe financiarisht mbi Sorosin. Le të mbështete dhe ai nga përkrahësit e tij në lindje dhe perëndim për të triumfuar. Se ku mbështete Rama është punë e tij. Triumfo zoti Basha, binde popullin për drejtësinë e mendimeve tuaja. Dhe kur të vijnë zgjedhjet verifiko punën që ke bërë. Fito zgjedhjet ti, munde Ramën po qe i zoti. Të tjerat janë llafe. Nëse humb, është gare e turpshme të qash si gratë se të mundën sorosianët. Njerzit ti ndoshta i do të mendojnë të gjithë si ty. Lufto për këtë, po ja arrite, të lumtë. Në mos ja arrin qoftë edhe 50% +1 atëherë, largohu, i dashur, dështove. Pra nuk të ka faj askush, kaq munde të bëje. Ndaj është mirë ti lësh përrallat sorosiane…

    1. Genci says:

      Lulëzim, po të lulëzojn të gjithë mashtrimet

  12. Romeo says:

    Une Genjej, ti genjen , Luli thote te verteten. 7000 dollaro per studime universitare x 7000 dollaro per studime pasuniversitare bejne = 42000 dollaro. E cjane 42000 dollaro?…. asgje.

  13. pa hile says:

    Cudi, sepse ju te Temes na keni thene qe Basha nuk ka bere fare studime universitaire. Nga na dolen tani keto financimet per shkolle ?

    1. undefined says:

      Financimet nuk kane lidhja me mabarimin e shkolles. Edhe Adriatiku mbaroj te Larten pa te mesmen

  14. Genci says:

    Lulëzim, po të lulëzojn genjeshtrat një e nga një .

  15. Koba says:

    Po mire qe po tregoni se Basha ka marre para per studime ne Hollande.! Po a e ka mbaruar Shkollen ? se sipas nje Profesori te nderuar nuk i del diploma e Universitetit ,apo e ka humbur numrin e Amzes si Tik Llalla deftesen e Shkolles se Mesme.

  16. Jak Boston says:

    Kjo pra na qenka arsyeja qe Lulja e PD na e mban nje kembe ne opozite dhe nje kembe ne pozite pasi keshtu i paska marre porosite nga ustai qe ti zgjatet jeta ripjelljes ne pozite.
    Pra keni te bejne me nje opozite te bere dhe te dhiere.

  17. syri blu says:

    Atij Jamkar malltezit duhet qire gjithe robt e shpise , shume njeri i neveritur , i pocaqisur . Ka veshur veten me veset me te poshtra qe mund te kete njeriu , njei bukshkeles si te gjithe keta me larte , kujtojne se hodhen lumin dhe te qifsha kalin , nuk e dine se mbahen procesverbale per cdo gje sot . Zvaranike hesapi , shikoni kush na udhehiqte , dhe pretendojne te na udheheqin , pisa te pafund , karaktere te poshtra , hajdute dhe kriminele ordiner .

  18. undefined says:

    Xhorxhi plak tallet me shqiptaret duke e sha Sala dhe Lulja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje