Thomas Markle konfirmoi se nuk ishte ftuar në martesën e motrës së tij Meghan me princin Harry.
Në një intervistë për të përditshmen “Daily Mirror”, ai shpreh keqardhje që ajo ka harruar rrënjët e saj familjare.
Thomas Markle, 51 vjeç, theksoi se nuk e kishte parë motën e tij nga babai që prej vdekjes së gjyshes së tyre në vitin 2011 dhe largimit të saj në Toronto për t’u kthyer në serialin “Suits: avocats sur mesure”.
“Ndoshta familja e saj amerikane është një burim turpi për të”, theksoi ai për të përditshmen para se të konfirmonte “nuk jam i mërzitur, vetëm i zhgënjyer. Është zhgënjyese duke marrë parasysh se dikur kemi qenë shumë të afërt”, raporton ata.
Këto muajt e fundit, përpjekjet për të hyrë në kontakt me Meghan nëpërmjet shërbimit të komunikimit të familjes mbretërore kanë dështuar.
“Ata nuk denjuan ta merrnin email-in tim të fundit. Kjo është shumë lënduese”, theksoi ai.
“Ajo ka luajtur rolin më të madh të jetës së saj”, nënvizoi ai duke shtuar se që prej kohës që u bë pjesë e Hollywood, ajo u bë një tjetër person. Ajo ka harruar rrënjët dhe familjen e saj.
Ndërkohë që prania e babait të tyre, Thomas Markle Senior, 73 vjeç, nuk është konfirmuar zyrtarisht, ai theksoi se shpresonte që ajo t’i kërkonte ta shoqëronte në altar.