Bujar Nishani: Kur u rrëzua komunizmi, ne thamë “u zgjuan kafshët”. Pëllumb Xhufi, një idhtar i Enverit që po përdoret nga Rama

20 Prill 2018, 11:15Politika TEMA

Bujar Nishani, që tani ka boll kohë për të medituar, sot është shfaqur në rolin e historianit.

Ai është përfshirë në debatin mbi kampin e Tepelenës, dhe thotë se Pëllumb Xhufi, që e ngriti këtë debat, po përdoret nga Rama.

Nishani kujton dhe kohën kur u rrëzua komunizmi, dhe e vë veten në krahun e atyre që ishin për rrëzimin e diktaturës.

Në fakt, në atë kohë ai mbronte me armë në dorë ngrehinat e fundit të atij regjimi.

Postimi i Nishanit    

Para pak ditësh idhtarë të diktatorit dhe të diktaturës në Shqipëri artikuluan publikisht, me një agresivitet biologjik, shantazhimin ndaj kurimit të memories historike.

Agresiviteti i tyre kundër muzeut të Kampit të Përqëndrimit komunist në Tepelenë nuk është as i rastësishëm, as spontan dhe as vetëm emocional.

Ky prezantim është një prej konfirmimeve të ringjalljes së modelit dhe platformës politike ; “varfëroje, shantazhoje, përçaje, shtype, linçoje, sundoje duke e përbuzur”.

Në vitin ‘90 kur shqiptarët u ngritën në protesta kundër rregjimit shtypës dhe represues më të egër në Evropën e pas luftës, reagimi i parë që doli nga pas kangjellave rrethuese të Bllokut komunist ishte pasthirrma “….u zgjuan kafshët…!!!!”.

Kjo retorikë barbare vinte natyrale nga ai grup individësh që kishin sunduar shumicën, herë me ligje diktatoriale e herë pa ligj fare.

Sot, brezi i dytë i elitës së atij rregjimi është i tëri në drejtim në zyrat dhe institucionet publike të shtetit.

Nuk i perifrazojnë më shqiptarët si “kafshë që u zgjuan nga gjumi”, por ca më rëndë, ca më pisët, madje me gojën e kryeministrit, madje madje publikisht nga foltorja e Parlamentit.

Po njësoj i trajtojnë shqiptarët.

Ca me ligje që hapur janë në dhunim të Kushtetutës e ca pa ligje fare.

Idhtarët e diktaturës ishin mekanizmi me të cilët rregjimi realizonte synimet e tij.

Me ta, i arrestonte, internonte, pushkatonte dhe groposte shpesh edhe pa një shenjë mbi krye, shqiptarët.

Me ta, ju grabiti pronën shqiptarëve, i varfëroj, i rreckosi, as pulën e as vezën nuk ja u lejonin ta kishin.

I izoloj, i veçoj dhe i la në injorancë, ju tkurri shpirtin, mendjen dhe zemrën.

Përkundër asaj, me pasuritë e grabitura të tjerëve dhe vetë Shqipërisë, ndërtonin për grupin e tyre vila në bllok, jetë luksoze në perëndim, hargalisje pervese tek njëri tjetri.

Sot, po të njëjtët, tenderojnë dhe konçensionojnë për vehten e tyre paratë dhe pasuritë publike, ndërkohë pagat, pensionet, shërbimet për të tjerët pakësohen e shkurtohen, varfëria thellohet.

E pastaj qeshin, qeshin e tallen me shqiptarët. I tregojnë me gisht si njerëz shpellash që nuk e kuptojnë dot moderrnitetin e “parisë”.

Shantazhimi ndaj kurimit të memories duke dhunuar krijimin e muzeut në Kampin e Përqëndrimit të Tepelenës, nuk është çështje urrejtje ndaj fëmijve të vdekur në atë ferr, sepse ata i urrenin këta fëmijë të pafajshëm që sa ishin gjallë.

Fyerja që ata bëjnë nuk është çështje e injorimit të jetëve të shkatërruara dhe vuajtjeve çnjerëzore të mijëra burra dhe grave që lanë jetën e tyre pas rrethimit me tela të kampit, sepse ato jetë u shkatërruan dekada më parë.

Hipokrizia e tyre malinje nuk është kauzë në mbrojtje të integritetit të një krahine si Tepelena, sepse Tepelena është trashëgimia e Selam Musait, Tafil Buzit, Rrapo Hekalit, Zenel Gjolekës, Baba Ahmet Turanit, Bajram Kamberit e shumë patriotēve të tjerë dhe jo e çizmeve të Sigurimit të Shtetit, jo e xhahilëve injorantë që përgjakën shqiptarët në shërbim të diktaturës.

Egërsia, e mohuesve të krimeve në Kampin e Përqëndrimit të Tepelenës nuk është se janë prekur nga thirrjet “Enver-Hitler”, se diktatorin shqiptar e ka shpallur si Hitlerin e pas Luftës, Rezoluta e Këshillit të Evropës.

E vërtetë që antikomunizmi nuk është më një tezë elektorale në Shqipëri.

Ajo nuk funksionon më si e tillë. Për një sërë arsyesh.

Ajo nuk po tingëllon më as si ndjesi morale në raportin me padrejtësinë. Kjo edhe për shkak të harresës pa u ndëshkuar të krimeve të kryera.

Por arroganca e rikthyer, si sfidë e dhunuesve mbi viktimat tashmë nën dritën e diellit tregon nevojën për rizgjim.

Arroganca e shantazhimit prej idhtarëve të diktaturës është pjesë e REVANSHIT.

Revansh, i një grupimi politik të rikthyer në pushtet mbushur me urrejtje të dyfishtë.

“Nuk keni parë gjë akoma” u kanë thënë shqiptarëve, apo jo ?

Madje publikisht e pa ju dridhur qerpiku.

Ky revansh, për të mbrojtur rikthimi jo vetëm të të njëjtëve njerëz që u qëndruan mbi qafë shqiptarëve për 50 vjet, por revansh për të rindërtuar të njëjtën filozofi por me mjete të tjera.

Nuk është çështje provokimi, është çështje ndijimi.

Ata ndihen të pushtetshëm, të mbështetur, të pandëshkueshëm, të përjetshëm në zullumin e tyre.

Unë, shpreh të gjithë respektin tim ndaj atyre zërave civilë që reaguan ndaj këtij agresioni, Kastriot Dervishi, Jonila Godole, Agron Tufa, Simon Miraka, Kurt Kola, Uran Butka, Ipeshkvi Gjergj Meta.

Por këto zëra janë shumë pak.

Shumë pak krahasuar me atë linçim dekadash që ju bë shqiptarëve mbarë dhe sot kërkohet të mohohet.

Mohohet, madje në emër të shqiptarëve, mohohet me varfërimin e shqiptarëve, mohohet duke u sponsorizuar me paratë që vijojnë tu grabiten shqiptarëve.

Një sagë që vijon ndër sy dhe kurriz të shqiptarëve.

Mbi kurriz të tyre që të mos mundin të nxjerrin zërin.

Ndaj zëri i vetëm atyre që reaguan është shumë pak krahasuar me dinjitetin, integritetin, përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e seicilit shqiptar që u mundua apo ju mohua minimumi i asaj çka i takonte.(TemA)

32 komente në “Bujar Nishani: Kur u rrëzua komunizmi, ne thamë “u zgjuan kafshët”. Pëllumb Xhufi, një idhtar i Enverit që po përdoret nga Rama”

  1. KAPTERR RAMIU says:

    Trap, se shpejti ne veting dhe ti , si gjithe te tjeret.

    1. shvejku says:

      Po ti,more kapterr gavete,ne bllok paske qene atehere qe i degjove ata?
      Ne se paskan thene keshtu,me siguri e kane thene per ty se ti je “KAFSHE “!
      Shporru nga politika ti more kellire e urryer qe nuk vlen asnje qindarke!
      Ke qene nje gjytyrym asgje me teper!

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Bujar
        në heshtje ndënje i strukur
        dhe pastaj, papritur dole …
        Sa demokraci ke ti në mëndje
        Pëllumbi aq i ka në njërën bole.
        .
        Për diturinë,
        nuk ka kuptim të komentosh
        e shqipen tonë të bukur
        ta banalizosh.

    2. Kujtimi says:

      KAPTER SAKAT NISHAN BOLJA

  2. Rrok Cubi says:

    Po si ste vjen turp,mor ulok,po ku ishe ti kur u rrezua komunizmi qe sot po na ben analiza dhe na mban leksione,po cfare kontributi dhe ti ,po cfare te te thuash ty,se nuk ja vlen te merresh me ty dhe shoket e tu,se eshte kohe e humbur dhe komentet per ty nuk mungojne,jo se ke ndonje vlere apo influence per ato qe thua dhe qe shkruan,se sta var kush,po te ngjall nje fare neverie,se ju deformuat sistemet,duke mashtruar ,vjedhur,vrare e ku di une se cfare

  3. @ says:

    ky eshte me mjerani si politikan thame se shpetuam kur e hoqen si presidentkukull por ce do prap e genjen mendja se coc di.

  4. Tefteri says:

    Po ti o faqezi ne kohen e permbysjes se komu nizmit ishe kadets. E per te mos ngjare gje more busti e Enverit nen sqetull dhe u fshehe bashke me te.

  5. taraboshi says:

    O kapter Nishani sa i degjeneruar je mor kafshe me fytyre afersisht si te njeriut . Kur ke qen gjoja oficer por me mire me te thane kapter se aq mend ke pas . Ta dije ky popull qe sot shane kohen e socjalizmit me shqiptarin e madh ne krye ti ju ktheshe plan konspektet ose materialet e mbledhjeve dhe analizave se nuk kishin shkru shume citate te Enverit e ju thoshe pse nuk e ke vu ketu ça ka thane sh. Enver per kete ose ate problem dhe ju thoshe qe çdo faqe duhet te kete citate pra ju te beshi gjemen ne ate kohe dhe sog dilni si trima ne kazan te pilafit po ju duhet me ju zhduk nga sip e tokes .

  6. Ageli says:

    po paske qen servil,se ushtaraket deri me sot ,te mir apo te keqinj kane qen besniker e nuk jan proncuar,ti ishe per te rusjtur bustin e enveri e tani ben moral.Turp te kesh ke qen dhe president dhe duhej te ishe asnjeanes.Mer shembull nga Alfred Moisiu,jo si ty legen dhe servil i saliut .Ti do ruaje unitetin e kombit,te pasuris tdnde po por jo te Shqiperis.
    TURP

  7. Vladimir says:

    Si mund te beje gafa te tilla idiote nje ishpresident. Rrapo Hekali e ka te shkruar nga eshte, dhe Hekali bie ne Mallakaster, ndersa Zenel Gjoleka eshte nga Kuçi, me aq sa di une.
    Per Tema-n. Na i kurseni postimet bajate te nje deficenti, mundesisht.

  8. ana says:

    Jari, ty te shkon tamam epiteti “kriptokomunist”.

  9. Linda says:

    Po kapterr Ramiu po!
    O po duhet te ishe kapterr apo sekretar partie i devotshem qe te ishe demokrati I pas 90-tes.
    More thirrini mendjes e ben dhender per tu shtuar vlerat families ku Pellumb Xhufi hyri. Vjec nga familje e thjeshte,student i shkelqyer dhe sor njeri me dinjitet qe s’perdridhet nga nje parti ne tjetren. Got it! A e kuptuat.

    1. Tjetri says:

      E ciku komentuedi Shkodrani. Eshte e vertete qe Nishani nuk e ka shkruar vete sepse doren me te cilen shkruante Ai e ka te prishur,prej derrase. Ndaj i don gjerat gati.

  10. Dani says:

    Po ti bujar kur u rrezua Komunizmi ne Shqiperi ku ishe???????? Apo mos ishe i papune????????? Vaj medet cfar presidenti kemi patur dhe mjer ai qe nuk e njeh se cfar detyrash ka bere?????????? dhe me kallash ne dore???????

  11. "BOHOTINA" says:

    Ky ulok, permend disa te dores se dyte ne Tepelene qe vlejne ne histori dhe ata, por jo pa qellim ky shejtan budalla le pa permendua Abaz Shehun, Mustafa Matohitin dhe Asim Zenelin qe dhane jeten per kombin.;
    Keshtu more Vladimir i nderuar, mos u sheteso me kete dificent mendor…

  12. Pensioniste para kohe says:

    Florian Nuri a po ta punon
    ndopak bahcene? Thuaj ta punoj
    pak bahcene tende se te Almes
    ka kohe se spo e punon.

  13. shqip says:

    I ke thene te gjitha. Edhe ato qe nuk i thote dot as me i burgosuri i ketij vendi . Spartanet thoshin ; mendje e shendoshe , ne trup te shendoshe . Mendojeni vete . Njeri gjysmak . Lyf matrak i thone ne ca vende . Sipas nje sondazhi te huaj , bere per vendin Tone , del se shumica e cilesuar e banoreve te ketij shteti , vleresojne figuren e Enver H . Tani keta te pashpreset Kane filluar gjuetine e shtrigave . Pare e provuar qe nuk vijne me ne pushtet , Po provojne te ngrene fantazmat me sigurim . Ne nuk e dime me siguri se cili ka qene regjimi me i eger ne Europe . Por nisur nga dossier e programe tv , kemi degjuar per Ddr , Brss , Rumanine , etj . Ky palaço nuk na thote gje per sherbimet sekrete Gjermano lindore . As per haremet e Çausheskut . Flet per ca vila blloku . Po asnje nga byroistet nuk mori qofte edhe nje tulle nga ai bllok . Dhe e fundit . Na thuaj ti Bujar Mehmeti , sa eshte numri i viktmave nga shteti gjate periudhes ” se lavdishme “, te Sali shkemborit . O idiot turk islamik !!! Vetem 97 mori 3 mije jete . Po rruget , Po droga , Po depresioni qe u shkaktohet qytetareve nga shteti demo(n)kratik . Leri denglat . Po pate b*** shko e merri votat popullit . Me histori te Tilla vetem sa beni fortune ne gote boshe .

  14. ushtaraku says:

    Si nuk ka turp qe flet per komunizimin ky ish president kur ai ne periudhen me kulmore te protestave kunder komunizmit ai me disa kolege te tij krijuan shoqaten e Enverit ne Shkollen e Bshkuar dhe mbrojti me fanatizem Enverit turp e faqja e zeze .

  15. Bashkim Kopliku says:

    Vija në politikë (shkurt 1991), me bindje të mija tashmë të kristalizuara mirë, që edhe tani që shkruaj, pas 27 vjetësh, pak i kam ndërruar, vija si një i djathtë në kuptimin modern të fjalës, në kuptimin e së djathtës së partive popullore evropiane (PPE), sa për ta përcaktuar shkurt. Nuk vija as si antikomunist, as si ballist, as si legalist, as si i përndjekur politik, e as si shumë qëndrime politike shqiptare, që gabimisht quhen vetëm ato të djathta, e po nuk je në një nga ato, detyrimisht ishe i majtë, apo dhe komunist etj. Jo, isha kundër komunizmit, por jo kundër çdo komunisti, isha kundër luftës me biografi, me ke baba apo gjysh apo… këtë apo atë. Edhe më shkurt: isha për një Shqipëri me një qeverisje (qeveri+drejtësi+parlament) të vogël (në kuptimin që qeverisja bën vetëm arbitrin, e mundësisht asgjë tjetër), dhe me një popull që punonte kryesisht vetëm si privat, pothuaj në të gjitha fushat e aktivitetit, mundësisht edhe burgjet të ishin private.

    Gënjeshtër, “nuk ka asnjë agresivitet ndaj kampit të Tepelenës” nga kryeministri Edi Rama. Përkundrazi, ai është autori i Bunkart, autori i pagesës të të gjitha kësteve të antikomunistëve të dënuar me burg nga komunizmi, etj., autori i nderimit të vërtetë të viktimave të komunizmit, e jo me dhënie medaljesh si pagesë për të rregulluar biografinë e familjes së presidenit Nishani: sa i mirë, kot thonë se ka qenë familje e lidhur me komunizmin, ky po dekoron antikomunistët…”.
    Edi Rama shante publikisht Enverin, kur z. Nishani ishte oficer në Shkollën e Bashkuar “Enver Hoxha”: lexues, shkoni në biografitë me të cilat ka mbushur internetin e shtypin z. Nishani, do të shihni sesi ka falsifikuar faktet, e quan Shkollën me emrin që iu vu në demokraci “Skënderbeg”, sepse do të zhdukë faktin që e lidh me Enver Hoxhën.
    “Brezi i dytë i ….”, thotë ish-presidenti. Pa dashje i del e përbrendshmja, komunizmi: ishte komunizmi, si ky z. Nishani, që luftën e klasave e kishte pisllëkun më të madh. Mos të lidhim veprimet e mosveprimet e brezit të sotëm, me se çfarë ka bërë babai, apo të parët e tyre. Kjo është të kthesh mbrapsht komunizmin, por duke i vënë emër të ri, siç e bëri ky shkruesi, me shkollën që ka mbaruar, nga “Enver Hoxha”, në “Skënderbeg”. Duhet t’i gjykojmë njerëzit sipas aftësive e karakteristikave të tyre personale, e jo sipas asaj se “kush ka qenë baba, apo gjyshi, apo deri në 7 brez”, siç porosiste ai që mbante ermin shkolla që ka mbaruar ky që shkruan: “Enver Hoxha.
    E fundit: kujdes z. Basha, se është fare e qartë që do të të marrë postin e kryetarit të PD-së.

  16. shkodra says:

    Me bast qe Jari – kapter ne njohuri dhe ish komunist ne organizimin politik, sot i konvertuar!!!! ne demokrat – o tempora o mores – nuk e ka shkruar vete kete shkrim, per arsyen e thjeshte sepse nuk ka kapacitet intelektual, jo sepse nuk eshte i afte fizikisht.

  17. Bashkim Kopliku says:

    Ju kërkoj falje, gabimisht kam kopjuar një pjesë shkrimi nga facebook.
    Reagimi im ndaj shkrimit të z. Nishani është vetëm sa vijon:

    Gënjeshtër, “nuk ka asnjë agresivitet ndaj kampit të Tepelenës” nga kryeministri Edi Rama. Përkundrazi, ai është autori i Bunkart, autori i pagesës të të gjitha kësteve të antikomunistëve të dënuar me burg nga komunizmi, etj., autori i nderimit të vërtetë të viktimave të komunizmit, e jo me dhënie medaljesh si pagesë për të rregulluar biografinë e familjes së presidenit Nishani: sa i mirë, kot thonë se ka qenë familje e lidhur me komunizmin, ky po dekoron antikomunistët…”.

    Edi Rama shante publikisht Enverin, kur z. Nishani ishte oficer në Shkollën e Bashkuar “Enver Hoxha”: lexues, shkoni në biografitë me të cilat ka mbushur internetin e shtypin z. Nishani, do të shihni sesi ka falsifikuar faktet, e quan Shkollën me emrin që iu vu në demokraci “Skënderbeg”, sepse do të zhdukë faktin që e lidh me Enver Hoxhën.

    “Brezi i dytë i ….”, thotë ish-presidenti. Pa dashje i del e përbrendshmja, komunizmi: ishte komunizmi, si ky z. Nishani, që luftën e klasave e kishte pisllëkun më të madh. Mos të lidhim veprimet e mosveprimet e brezit të sotëm, me se çfarë ka bërë babai, apo të parët e tyre. Kjo është të kthesh mbrapsht komunizmin, por duke i vënë emër të ri, siç e bëri ky shkruesi, me shkollën që ka mbaruar, nga “Enver Hoxha”, në “Skënderbeg”. Duhet t’i gjykojmë njerëzit sipas aftësive e karakteristikave të tyre personale, e jo sipas asaj se “kush ka qenë baba, apo gjyshi, apo deri në 7 brez”, siç porosiste ai që mbante ermin shkolla që ka mbaruar ky që shkruan: “Enver Hoxha.

    E fundit: kujdes z. Basha, se është fare e qartë që do të të marrë postin e kryetarit të PD-së.

  18. Dunavatasi plak says:

    O Bujar Mehmeti nqs je “burre” trego sinqerisht kur e vodhe mbiemrin e nderuar te Gjirokastres NISHANI dhe sa per Pellumb Xhufin ,ti dhe tere ajo “lukuni” e “zerave civile” nuk i vini tek majat e themrave te tij. Tani shko me vrap dhe merr dozen e dites te asaj qe ti e di mire……

    1. Tironasi says:

      Qenke lab zotrrote. Paske shume asllakate. Nuk kalohet dynjonja me rrena. Ene se ste oelen,merre te ma mashe gjithe noten mrena. Kaq di me te thone,po ti them me rime o bythe qime.

  19. Burri i pensionistes says:

    Mor legen ke byth ti te merresh
    me rilindjen? Me ke do te qeverisesh?
    Me skuadren e hantikapateve:
    Florjan Nuri hantikapat grada I-re, Ols Lafe Hantikapat Grada II-te (pas perplasjes te ura lames) grada I-re, Ledio Nure nuk e kap gradimi se eshte bole komplet. Yyyyy
    rrace muti ju rafte kanceri familjarisht

  20. Armandi says:

    Po ti o mjeran , c’fare ke qene ? Shikoju njehere ne pasqyre se c’moster je, dhe te jesh i sigurt se nuk ke per t’u bere njeri, ndonjehere !

    1. Rroku says:

      O Jari! Ben mire kur te na dalesh here tjeter perpara me resme,na dil pa portretin e Skenderbeut. Keshtu bente dhe Sali Proto berisha.. kur kishte takim me turq e hiqte dhe kur vinin perendimore e vente. Ngjaje more pak idhullit tend,ke marre shume prej tije,pasuri,e dituri. Mos i gezofsh.

  21. ta says:

    e quajne regjimin me te uryer te enverit,por regjimi i saleserbit si ishte?

  22. IVONI says:

    NE TE GJITHE BOTEN FEMIJET E KEQINJ QE SHAJNE BABANE EKZISTOJNE ..! ” MIZERJET” E SHQIPERISE PAMVARESISHT NGA “KOSTUMI” QE VESHIN , KUR ISHTE “BABA” GJALLE E BROHORISNIN PER HIR TE KARRIERES , TANI VETEM E SHAJNE ..! PARTIA E ENVERIT ISHTE PARTI E PUNES , JO PARTI KOMUNISTE , SEPSE AI E DINTE SA I VESHTIRE ISHTE KOMUNIZMI PER TE PA CIPET QE” E KULLOTEN “MIRE E MIRE VENDIN ..! KUR AI VDIQ U BERE MILJONERE QE TE GJITHE E DIME NE C`MENYRE ..!.. SI NUK KENI TURP ORE PJELLA TE PA DENJA ..!

  23. Haka Tekizoti says:

    Budall i qut ky Nishani!!! Shifni si e përdor sëprapthi atë që ka thënë Edi Rama. “S’keni parë gjë akoma” Rama ua ka thënë antishqiptarëve, ndërsa Bujoja thotë që ua ka thënë shqiptarëve. Po pse e bën këtë?
    Sepse Nishani pa nishan shqiptarë quan vetëm antishqiptarët. Ai nuk është bindur akoma se shqiptarëve s’ka për t’u ikur kurrë turpi që, për nga intelekti mizerje dhe shkalla aq e lartë e përdorimit prej antishqiptarit më të ndyrë të kohëve, patën një copë herë president një figurinë të mjerë si Bujar Nishani…

  24. BUJARI JU DEGJON says:

    O Jari,o qesharak deri ne shprehjen “U dhitem se qeshuri!” ?
    Kur u bere President,sa here te merrte Berisha ne telefon, ti ngriheshe menjehere ne kembe dhe peshperisje:
    “BUJARI JU DEGJON!”… ?
    Dhe populli priste nga ti qe te ishe i pavarur…
    Ti nderkohe dridheshe se mos beje ndonje gje qe nuk i pelqente Berishes!…
    Dhe Berisha po te beje “kakerdhi”,te varte ne litar!…
    Po ti ishe “trim”,prandaj i serviloseshe deri ne peshtyrosje…
    Dhe ke shpetuar,je gjalle,i pavarur… ?
    O Jari,o qesharak deri ne shprehjen “U dhim’ se qeshuri!” ?

  25. Franci says:

    Bujar me vjen keq per ty.
    Me kujtohesh si presidenti me deficent qe ka pas Shqiperia.
    Me kujtohesh ne Rinas kur te dergoi Berisha qe rrije si gjynofqar e nuk te afrohej njeri.
    Jari je nje skllav i pervuajtur….o anetari i shoqates se Enverit.

  26. Njeri pa reputacion says:

    O kaptero o idiot ti nuk u shkollove ne shkollen e Enverit?????!!!! se diplomen tjeter e ke blere ashtu ri blihen kungujt me leke ,prandaj e ndrite edhe si president e keta historianet qe ty nuk te pelqejne do te te lene nje qoshe ne historine eShqiperise si me I paafti ,me I parespektuari pa autoritet I lig e percares qe vetem more parate e popollit e bere vrima ne uje Populli kerkoi demokraci jo per te zvendesuar luften e klasave me nje tjeter emer ashtu si beni ju puro komunistet e sekretarit te partise bab Sali vicitolit qe kerkoni qe plaget qe shkaktoi ai sistem ti beni me te medha e me te dhimshme ,por sado qe beni gam gam tregoni nivelin tuaj e populli do ju denoje me rende Po me shkrimtarin e njeriun e nderuar Visar Zhiti qe mbeti burgjeve te diktatures e Ju shketerrua jeta (jo si ty kapterro) cfar kishe qe e luftoje?????!!!!!shpirti yt I keq prej percarsi qe si mender president nuk mesove as shkronjen. A turp te te vije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje