Basha "çimenton" pozicionin në PD, Ristani numëron votat e delegatëve

29 Prill 2018, 10:34Politika TEMA

Partia Demokratike “çimenton” pozicionin e Lulzim Bashës në krye të forcës politike për t’u shmangur nga përgjegjësitë e humbjes.

Votat e delegatëve, është përcaktuar të numërohen nga sekretari i përgjithshëm Arben Ristani.

Një prej zërave kritikë, Eduard Selami është i pranishëm në mbledhje, ndërsa Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Jozefina Topalli e Arben Imami do të mungojnë. Ata thonë se ky kuvend i demokratëve nuk do të sjellë asgjë të re, pasi nuk parashikohen diskutime për statutin.

Në disa fotografi të LSA-së vihet re se të pranishëm janë edhe Besnik Mustafaj e Tomor Alizoti, dy kritikë të fortë të kryedemokratit Basha. (TemA)

1 komente në “Basha “çimenton” pozicionin në PD, Ristani numëron votat e delegatëve”

  1. seat vlora says:

    Qenkan delegat edhe Sali Lushaj e Agron Kulishi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje